LAJMI I FUNDIT:

Ambasadori në largim i SHBA-së në Beograd: Me Serbinë nuk e ndajmë të njëjtin qëndrim për Kosovën

Ambasadori në largim i SHBA-së në Beograd: Me Serbinë nuk e ndajmë të njëjtin qëndrim për Kosovën

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Beograd, Kyle Scott, tha në fund të mandatit të tij tre vjeçar se Serbia dhe SHBA nuk ndajnë të njëjtin qëndrim për Kosovën, por pajtohen që e vetmja rrugë për përparim është vazhdimi i dialogut dhe arritja e një marrëveshje të ndërsjellë për normalizimin.

“SHBA kohët e fundit caktoi një të dërguar special për Ballkanin Perëndimor dhe ai është i përkushtuar të ndihmojë të dy palët të ecin përpara. Vetëm se, ne nuk mund ta duam më shumë se ju në rajon”, ka thënë Scott në një intervistë lamtumire për mediumin serb Blic, përcjell Telegrafi.


Ai përsëriti që Serbia duhet të ndalojë lobimin për tërheqjen e njohjes së Kosovës, duke shtuar se nuk e kuptonte se si “poshtërimi” i partnerëve negociues mund ta ndihmojë arritjen e një marrëveshje.

“Fushata e tërheqjes së njohjeve nuk ndihmon për t’i rikthyer të dy palët në tryezën e bisedimeve, e as taksa e vendosur nga Prishtina”, citohet të ketë thënë Scott.

Ai shtoi se SHBA nuk ka asnjë problem me marrëdhëniet e mira midis Serbisë dhe Rusisë, por se “vizioni i Rusisë për Serbinë dhe këtë rajon nuk është i njëjtë me të SHBA-së ose BE-së”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Drejtësi
Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Kronika e Zezë
Kalo në kategori