LAJMI I FUNDIT:

Ambasadori japonez e shijon verën e Kosovës derisa flet në mbledhjen e OKB-së

Ambasadori japonez e shijon verën e Kosovës derisa flet në mbledhjen e OKB-së

Ambasadori japonez, Yoshifumi Okamura në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara ka shijuar një gotë vere të prodhuar në Kosovë derisa po flistë për vendin tonë.

Këtë e ka bërë të ditur ambasadorja kosovare në SHBA, Vlora Çitaku në llogarinë e saj në Facebook.


“Ambasadori Okamura e përshkruan mrekullisht situatën aktuale në Kosovë, shqyrton punën e UNMIK-ut duke shijuar një gotë vere nga Kosova”, ka shkruar Çitaku.

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara ka diskutuar sot raportin tremujor të sekretarit të përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-moon për zhvillimet në Kosovë.

Në këtë mbledhje ka pasur deklarata e përballje mes ambasadores kosovare, Vlora Çitaku dhe ministrit të Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq.

vl-okb