LAJMI I FUNDIT:

Ambasadori italian: Kosovës mund t’i liberalizohen vizat gjatë presidencës çeke

Ambasadori italian: Kosovës mund t’i liberalizohen vizat gjatë presidencës çeke

Ambasadori i Italisë në Kosovë, Antonello De Riu, është optimist se nën presidencën çeke do të jepet hapi i parë për liberalizimin e vizave për Kosovën.

Në një intervistë për KosovaPress, ai thotë se vendi i tij mbështet fuqishëm largimin e regjimit të vizave për qytetarët e Kosovës. Ndërkohë, diplomati italian, përkrah dialogun Kosovë-Serbi, derisa thekson se integrimi evropian është i vështirë për dy shtete që kanë çështje kritike mes veti.

“Qëndrimi i Italisë për liberalizimin e vizave është i qartë që nga fillimi. Italia përkrahë liberalizimin e vizave edhe ngase Kosova ka mbet i vetmi vend i Ballkanit Perëndimor që i nënshtrohet kësaj disipline. Qytetarët kosovarë e njohin edhe natyrën e procedurave brenda BE-së, por sigurisht e dinë se Italia do të vazhdojë të mbështesë qëndrimin e Kosovës me partnerët evropian, duke u munduar që t’i bindë partnerët e fundit të cilët ende s’kanë marrë një vendim sa i përket kësaj. Shpresojmë se me presidencën çeke, do të mund të jepet një hap i parë i rëndësishëm për të nisur këtë proces, fatkeqësisht deri tash të bllokuar”, thotë ai.

Duke folur për dialogun, ambasadori De Riu, thotë se parimi i palës kosovare për njohje reciproke, nuk ka qenë i përfshirë në fillim të dialogut.

Sipas tij, dy vendet duhet të kenë parasysh se vetëm përmes gjetjes së një zgjidhje do të kenë të ardhme evropiane.

“Para së gjithash e dimë se qëndrimet reciproke të Serbisë dhe Kosovës janë të prekura nga një histori e të së kaluarës, dhe njëkohësisht që të dyja vendet duhet të kenë të qartë se vetëm përmes një dialogu ku mbrapa tij qëndron mbështetja e vendeve të BE-së, do të mund të arrijnë të shkojnë drejt shtegut të integrimit evropian. Në anën tjetër është e vështirë të imagjinojmë integrim evropian mes dy vendeve që vazhdojnë të kenë çështje kritike. Politika është arti i të mundurës, mjafton të ushtrohet ky parim, si nga pala kosovare dhe nga ajo serbe, dhe pastaj mund të arrihet në një përfitim konkret, që është ai i cili sjell drejt integrimit evropian, sepse përfitimi, para së gjithash do të jetë i qytetarëve…Fjala është për një parim (njohja reciproke), i cili është ngritë disa herë nga autoritetet kosovare edhe nëse në fillim nuk ishte i përfshirë kur ka filluar dialogu. Dialogu synon të krijojë, të vendosë tjegullat për të ndërtuar një objekt i cili pastaj duhet pas një kohë detyrimisht duhet të arrijë të normalizojë raportet”, shtoi ai. /KP/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
E mohoi në Kuvendin e Serbisë, por Goran Rakiq ishte betuar si ministër në Kuvendin e Kosovës

E mohoi në Kuvendin e Serbisë, por Goran Rakiq ishte betuar si ministër në Kuvendin e Kosovës

Lajme
Votimi i Malit të Zi kundër Kosovës në KiE, Gjeloshaj: Qëndrimin tonë do ta japim kur të votohet në Këshillin e Ministrave

Votimi i Malit të Zi kundër Kosovës në KiE, Gjeloshaj: Qëndrimin tonë do ta japim kur të votohet në Këshillin e Ministrave

Lajme
Si do të mund t'i drejtohen kosovarët Gjykatës së Strasburgut?

Si do të mund t'i drejtohen kosovarët Gjykatës së Strasburgut?

Drejtësi
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
PDK voton kryesinë e re - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

PDK voton kryesinë e re - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

Lajme
Kalo në kategori