LAJMI I FUNDIT:

Ambasadori gjerman i konsideron “të dyshimta” masat e qeverisë ndaj Klan Kosovës

Ambasadori gjerman i konsideron “të dyshimta” masat e qeverisë ndaj Klan Kosovës

Qeveria e Kosovës, përkatësisht Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT), në mesin e muajit qershor mori vendim që t’ia pezullojë kompanisë Klan Kosova sh.p.k. certifikatën e biznesit.

Kjo ngjarje u kritikua, si nga ambasadat e huaja në Kosovë, ashtu edhe nga organizata vendore e ndërkombëtare, por edhe aktorë të ndryshëm politikë ndërkombëtarë.


Në këtë vazhdë, ambasadori i Gjermanisë në vendin tonë, Jorn Rohde, ka reaguar sërish për masat e marra ndaj Klan Kosovës.

Ai i ka quajtur masat e qeverisë si “të dyshimta”, ndërsa ka thënë se duhet të ketë diskutime për këto çështje.

“Faleminderit Tomas që u bashkove me GIZ-in dhe me ne në diskutimin e sfidave për lirimin e mediave në Ballkanin Perëndimor/Kosovë. Rritja e numrit të sulmeve ndaj gazetarëve, ngacmimi online kundër aktivistëve të mediave, masat e dyshimta kundër Klan Kosovës tregojnë se këto diskutime janë të nevojshme”, ka shkruar Rohde në Twitter.

I njëjti pati reaguar edhe në kohën kur ishte marrë vendimi për Klan Kosovën, duke thënë se është i shqetësuar, raporton Klan Kosova.

Përmes një postimi në Twitter, ambasadori gjerman Rohde pati thënë se procedurat në vazhdim duhet të jenë të drejta dhe të mos kërcënojnë rritjen mbresëlënëse, siç e ka quajtur ai, të Kosovës në renditjen globale të lirisë së medias.

Në trend Lajme

Më shumë
​Bombardimi i konsullatës në Ukrainë, Qeveria shqiptare interesohet për provat

​Bombardimi i konsullatës në Ukrainë, Qeveria shqiptare interesohet për provat

Lajme
E refuzuan Abdixhiku e Haradinaj, deklarohet Kurti: Mendova se është më së miri të takohemi të gjithë së bashku

E refuzuan Abdixhiku e Haradinaj, deklarohet Kurti: Mendova se është më së miri të takohemi të gjithë së bashku

Politikë
Gara për Parlamentin Evropian, Emma Bonino mbështet fuqishëm kandidatin shqiptar, Muharrem Salihu

Gara për Parlamentin Evropian, Emma Bonino mbështet fuqishëm kandidatin shqiptar, Muharrem Salihu

Lajme
Tragjedia në Shkodër, prokuroria zbulon mesazhet ofenduese dhe tradhtinë në celularin e bashkëshortit të Alma Arrazit

Tragjedia në Shkodër, prokuroria zbulon mesazhet ofenduese dhe tradhtinë në celularin e bashkëshortit të Alma Arrazit

Lajme
Ushtria shqiptare po ringrihet, 1.8 mld euro për transformim

Ushtria shqiptare po ringrihet, 1.8 mld euro për transformim

Lajme
Ramadani “dekonspiron” regjisorin serb: Po mundohet ta përgatisë opinionin perëndimor për planet serbe ndaj Kosovës

Ramadani “dekonspiron” regjisorin serb: Po mundohet ta përgatisë opinionin perëndimor për planet serbe ndaj Kosovës

Siguri
Kalo në kategori