LAJMI I FUNDIT:

Ambasadori gjerman: Gjermania do të vazhdojë të ecë së bashku me ju

Ambasadori gjerman: Gjermania do të vazhdojë të ecë së bashku me ju

Ambasadori gjerman në Kosovë, Christian Heldt, ka uruar qytetarët e Kosovës për 11 vjetorin e Pavarësisë.

Ambasadori Heldt, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se Gjermania do ta mbështesë Kosovën gjatë rrugëtimit të saj.

Postimi i ambasadorit Heldt:

“Mirëmëngjesi dhe urime ditëlindjen Kosovë. Qielli i kaltër përmbi Prishtinë, gjatë zhvillimit të ceremonive. Populli i Kosovës ka kaluar nëpër një rrugë të gjatë dhe ka ende për të kaluar. Gjermania është me ju dhe do të vazhdojë të ecë së bashku me ju”, ka shkruar ambasadori Heldt.