Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Philip Kosnett, mendon se ka ardhur koha që përfaqësuesit politikë të largohen nga politikat tradicionale tregtare dhe të mendojnë se si të ndërtojnë një shtet të paqes, drejtësisë dhe prosperitetit për gjeneratat e ardhshme.
Në një intervistë për Radio Kosovën, Redaksia për komunitete, ambasadori Kosnett tha se Lista Serbe është një realitet politik në Kosovë dhe se të drejtat e të gjitha komuniteteve, duhet të respektohen.
Ambasadori amerikan përsëriti qëndrimin se Kosova dhe Serbia duhet të kthehen në tryezën e bisedimeve, sepse me normalizim të marrëdhënieve të ndërsjella, të dyja vendet do të tërheqin më shumë investime nga jashtë.
Kosnett ka shtuar se SHBA do të shqyrtojë çdo marrëveshje midis Kosovës dhe Serbisë, përfshirë edhe çështjen e përshtatjes së territorit, por vetëm deri në atë masë kur ka mbështetje nga të dyja palët.
Ambasadori Kosnett foli edhe për rëndësinë e Dhomave të Specializuara në Hagë si dhe rolin e SHBA-së në dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
“Gjykata Speciale luan një rol të rëndësishëm, jo vetëm në procesimin e drejtësisë ndaj individëve, por edhe në dëshminë se Kosova si komb nuk ka frikë që të shikojë në të kaluarën. Është një institucion i rëndësishëm dhe unë mendoj se do të vazhdojë të dëshmojë vlerën e tij në muajt në vazhdim”, citohet të ketë thënë Kosnett.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan
Gjatë një operacioni policor në Prishtinë e Gjilan, gjenden dy bunkerë dhe armë zjarri
Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE
Departamenti amerikan i Shtetit demanton dyshimet e ngritura ndaj Escobarit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Gjenden pa shenja jete dy persona, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre