Këngëtarja nga Shqipëria, Jonida Maliqi, do të ngjitet këtë javë në skenën e madhe të "Eurovision"-it.

Ajo do të interpretojë në gjuhën e saj amtare këngën "Ktheju Tokës", me pretendimin për një përfaqësim sa më dinjitoz për të shkuar në finale.


Së fundmi, Jonida dhe stafi i saj kanë udhëtuar drejt Izraelit për të realizuar provat, teksa në një prej ditëve ata janë mirëpritur edhe nga Ambasada e Shqipërisë në Izrael.

jonida1 1

Ka qenë ambasadori Bardhyl Camaj ai që u ka uruar mirëseardhje në zyrën e tij, teksa i ka uruar Jonidës shumë fat dhe suksese në këtë garë, e cila sivjet zhvillohet në Tel Aviv të Izraelit.

Ka qenë kompozitorja e këngës, Eriona Rushiti, ajo e cila ka ndarë në rrjetin social Facebook disa fotografi nga ky takim.

jonida3

"Pritje në Ambasadën Shqiptare, Izrael. Falënderim për Z. Ambasador Bardhyl Camaj dhe Znj. Sonila Vathi", kanë qenë fjalët e saj.

jonida4

Jonida përndryshe do të konkurrojë në natën e dytë gjysmëfinale të "Eurovision 2019", e cila mbahet të enjten më 16 maj. /Telegrafi/

jonida2 1