LAJMI I FUNDIT:

Ambasada ruse reagon ndaj njoftimit zyrtar të qeverisë për takimin Zaev-Scherbak

Ambasada ruse reagon ndaj njoftimit zyrtar të qeverisë për takimin Zaev-Scherbak

Ambasada ruse ka reaguar ndaj komunikatës së qeverisë për takimin mes Zaevit dhe ambasadorit rus, Oleg Scherbak. Nga ambasada thonë se teksti nga ana e shërbimeve zyrtare të qeverisë nuk është lëshuar në pajtim me palën ruse dhe nuk paraqesin vlerësime të ambasadorit të Rusisë.

“Në lidhje me komunikatën e shërbimeve për informim nga qeveria, me rastin e takimit mes ambasadorit të Rusisë, Oleg Shcherbak dhe kryeministrit Zoran Zaev, ambasada informon se teksti i komunikatës nuk është në përputhje me palën ruse dhe nuk paraqet qëndrime konkrete të përbashkëta të vlerësimeve që janë bërë gjatë bisedës. Në të njëtën kohë pala ruse konfirmon vendosmërinë për konstruktivitet dhe përparim të marrëdhënieve mes Maqedonisë dhe Rusisë”, thuhet në reagimin e ambasadës ruse, përcjell Telegrafi Maqedoni.


Në njoftimin e djeshëm të qeverisë për takimin mes Zaevit dhe Scherbak thuhej se ambasadori rus ka përshëndetur vendosmërinë energjetike të Zaeiv dhe kontributin e tij për proceset demokratike.

Në njoftim gjithashtu thuhej se Shcherbak ka thënë se vendosmëria euroatlantike e Maqedonisë nuk duhet të jetë pengesë për marrëdhëniet me Rusinë./Telegrafi/

Zaev: Vendosmëria euroatlantike e Maqedonisë, nuk duhet të jetë pengesë për miqësinë me Rusinë
Lexo po ashtu Zaev: Vendosmëria euroatlantike e Maqedonisë, nuk duhet të jetë pengesë për miqësinë me Rusinë

Në trend Lajme

Më shumë
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Server: Qeveria e re e Serbisë me bashkëpunëtorë të sulmit terrorist të Banjskës

Server: Qeveria e re e Serbisë me bashkëpunëtorë të sulmit terrorist të Banjskës

Lajme
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Lajme
Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat

Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat

Lajme
“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

Siguri
Kalo në kategori