LAJMI I FUNDIT:

Ambasada e Kosovës në Berlin jep udhëzime për testimin e mërgimtarëve pas kthimit në Gjermani

Ambasada e Kosovës në Berlin jep udhëzime për testimin e mërgimtarëve pas kthimit në Gjermani

Ambasada e Kosovës në Gjermani u ka bërë thirrje shtetasve dhe bashkëkombësve që kalojnë pushimet në Kosovë që të kenë kujdes gjatë qëndrimit në Kosovë, pasi sipas statistikave të hartuara nga Robert Koch Institut, shtetasit që kthehen nga Kosova në Gjermani kanë paraqitur numrin më të lartë të të infektuarve me COVID-19.

Ambasada e Kosovës ka apeluar që të zbatohen masat e parapara nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ndërsa ka dhënë udhëzime se ku duhet të drejtohen për tu testuar shtetasit që kthehen nga Kosova në Gjermani.


“Luteni që posa të ktheheni në Gjermani nga pushimet të zbatoni udhëzimet e Ministrisë Federale të Shëndetësisë dhe Ministrive të Landeve gjermane për testime në aeroporte ndërsa nëse udhëtoni me makinë apo autobusë të lajmëroheni tek Entet Shëndetësore në vendbanimet tuaja dhe të testoheni”, thuhet në njoftim.

Njoftimi i plotë:

Apel

Të nderuar qytetarë,

Në bazë të statistikave të hartuara nga RIK (Robert Koch Institut) shtetasit nga Kosova që kthehen në Gjermani ditëve të kaluara kanë paraqitur numrin më të lartë të infektuarve me COVID 19.

Prandaj, për të gjithë shtetasit tanë dhe bashkëkombësit që kalojnë pushimet në Kosovë:

Luteni që të zbatoni masat e parapara nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Republikën e Kosovës- distancë, maska, higjienë!

Luteni që posa të ktheheni në Gjermani nga pushimet të zbatoni udhëzimet e Ministrisë Federale të Shëndetësisë dhe Ministrive të Landeve gjermane për testime në aeroporte ndërsa nëse udhëtoni me makinë apo autobusë të lajmëroheni tek Entet Shëndetësore në venbanimet tuaja dhe të testoheni!

Ruajeni veten sepse me këtë ruani të afërmit tuaj! /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Uji depërtoi në shtëpitë e tyre - banorët e lagjes

Uji depërtoi në shtëpitë e tyre - banorët e lagjes "Prishtina e Re" tregojnë për pasojat pas reshjeve të shiut

Elfije Boletini
Zyrtarja tjetër e DASH-it në Kosovë, Hovenier: Në fokus çështjet kritike për marrëdhëniet tona

Zyrtarja tjetër e DASH-it në Kosovë, Hovenier: Në fokus çështjet kritike për marrëdhëniet tona

Lajme
Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin

Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin

Lajme
Aksident i rëndë trafiku në Prishtinë mes një veture dhe dy motoçikletave

Aksident i rëndë trafiku në Prishtinë mes një veture dhe dy motoçikletave

Kronika e Zezë
Martesa e dy vajzave në bashkinë e Tiranës, ligji shqiptar nuk lejon martesa të së njëjtës gjini, reagon Kisha Katolike

Martesa e dy vajzave në bashkinë e Tiranës, ligji shqiptar nuk lejon martesa të së njëjtës gjini, reagon Kisha Katolike

Lajme
Tre të lënduar nga aksidenti që ndodhi te

Tre të lënduar nga aksidenti që ndodhi te "kafet e vogla" në Prishtinë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori