Ambasada e Britanisë në Shkup përkujton viktimat e Luftës së Parë Botërore
Ambasada e Britanisë në Maqedoni, sot tek varrezat e luftëtarëve britanez në Shkup, do të përkujtojë të vdekurit në luftë, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Varrezat janë tek personeli ushtarak britanez të cilët kanë humbur jetën në Luftën e Parë Botërore.
Nga ambasada britaneze njoftojnë se qëllimi i këtij përkujtimi është që të kujtohen të gjithë kombet, etnitë dhe ushtarët që humbën jetën në këtë luftë.
Në këtë ngjarje do të marrë pjesë edhe ambasadori i Britanisë Charles Garett./Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals





























