LAJMI I FUNDIT:

Ambasada britanike uron Konjufcën, thotë se formimi i qeverisë është vonuar shumë

Ambasada britanike uron Konjufcën, thotë se formimi i qeverisë është vonuar shumë

Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë, ka mirëpritur konstituimin e Kuvendit të Kosovës.

Përmes një njoftimi për media, ambasada britanike ka uruar edhe Glauk Konjufcën për postin e tij në krye të Kuvendit.

Më tej thuhet se pas tre muajve nga mbajta e zgjedhjeve, formimi i qeverisë të re është vonuar shumë.


“Mirëpresim konstituimin e Kuvendit të Kosovës dhe urojmë kryetarin e ri Glauk Konjufca dhe nënkryetarët e rinj për emërimin e tyre. Pothuajse tre muaj nga zgjedhjet parlamentare, formimi i një qeverie të re është vonuar për një kohë të gjatë”, thuhet në njoftim.

Ambasada britanike ka shtuar se tash pas konstituimit të Kuvendit, duhet të formohet sa më shpejtë qeveria.

“Tani është konstituuar Kuvendi, votuesit e Kosovës meritojnë të marrin sa më shpejtë qeverinë për të cilën votuan më 6 tetor”, ka theksuar ambasada britanike. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Specialja nuk e lejoi ta vizitojë babanë e sëmurë, reagon vëllai i Hashim Thaçit: Refuzimi është vetëm politik

Specialja nuk e lejoi ta vizitojë babanë e sëmurë, reagon vëllai i Hashim Thaçit: Refuzimi është vetëm politik

Drejtësi
Ende s’ka përditësim të rezultateve nga numërimi i votave në përfaqësitë diplomatike

Ende s’ka përditësim të rezultateve nga numërimi i votave në përfaqësitë diplomatike

Politikë
Karamuço: Dy deputetë të Kuvendit të Shqipërisë dhe dy biznesmenë dyshohet se kanë urdhëruar një vrasje

Karamuço: Dy deputetë të Kuvendit të Shqipërisë dhe dy biznesmenë dyshohet se kanë urdhëruar një vrasje

Lajme
Policia zbardh vrasjen e 24-vjeçares në Tiranë, shpallet në kërkim palestinezi

Policia zbardh vrasjen e 24-vjeçares në Tiranë, shpallet në kërkim palestinezi

Lajme
Përpjekjet e Serbisë për ta fajësuar Kosovën për trazirat e saj të brendshme

Përpjekjet e Serbisë për ta fajësuar Kosovën për trazirat e saj të brendshme

Lajme

"Është koha që KEDS dhe Qeveria të japin llogari", Sejdiu ngre dyshime për transparencën e KEDS-it

Lajme
Kalo në kategori