LAJMI I FUNDIT:

Ambasada amerikane në Tiranë i bën thirrje Rusisë: Lirojeni menjëherë Alexei Navalnyn

Ambasada amerikane në Tiranë i bën thirrje Rusisë: Lirojeni menjëherë Alexei Navalnyn

Ambasada amerikane në Shqipëri i kërkon Qeverisë ruse që lirojnë menjëherë opozitarin dhe kritikun e Kremlinit, Alexey Navalny si dhe të gjithë ata që mbahen padrejtësisht në burgje.

Sipas Ambasadës, populli rus ka të drejtë të shprehë pikëpamjet e tij në mënyrë paqësore pa pasur frikë nga çdo lloj ndëshkimi.


“Një vit më parë, udhëheqësi i opozitës ruse Alexey Navalny u helmua në vendlindjen e tij me një agjent nervor kimik [Novichok]. Pas shërimit të tij në Gjermani, ai u tregua i guximshëm dhe u kthye në Rusi. Atje u arrestua menjëherë dhe tashmë ka kaluar më shumë se 200 ditë pas hekurave. Ne i bëjmë thirrje qeverisë ruse të lirojë menjëherë Alexey Navalny, si dhe të gjithë ata që mbahen padrejtësisht. Populli rus ka të drejtë të shprehë pikëpamjet e tij në mënyrë paqësore pa pasur frikë nga çdo lloj ndëshkimi”, thuhet në reagim.

Më herët, presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden ka thënë tha se, nëse Navalny vdes atëherë Rusia do të përjetojë pasoja shkatërruese.

Ndër të tjera, ai ka kritikuar Rusinë duke thënë se po përpiqet me dëshpërim të ruajë pozitën e saj si fuqi botërore dhe humbja e saj do të jetë çmimi që të paguajnë për ndërhyrjet e vazhdueshme.

“Ata nuk janë në gjendje të diktojnë atë që ndodh në botë. E njëjta gjë vlen nëse Alexei Navalny vdes. Pasojat për Rusinë do të ishin shkatërruese”, kishte paralajmëruar Biden.

Një vit nga helmimi me Novichok të kritikut të Kremlinit, Alexei Navaly – vazhdon të mbahet i burgosur në Rusi
Lexo po ashtu Një vit nga helmimi me Novichok të kritikut të Kremlinit, Alexei Navaly – vazhdon të mbahet i burgosur në Rusi

Navalny po vuan dënim me burg për akuzat e përvetësimit, për të cilat thotë se u ngritën për shkak të aktivitetit të tij politik.

45-vjeçari është në burg nga 17 janari, kur u kthye në Rusi pas disa javësh të trajtimit mjekësor në Gjermani, pasi ishte helmuar me agjentin nervor Novichok më 20 gusht të vitit të kaluar. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Ndalohen për 48 orë pesë të dyshuar për rastin e plagosjes në Lupç

Ndalohen për 48 orë pesë të dyshuar për rastin e plagosjes në Lupç

Drejtësi
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Drejtësi
Kalo në kategori