LAJMI I FUNDIT:

Ambasada amerikane në Beograd për vrasjen brutale të vëllezërve Bytyqi: Serbia nuk po i sjell para drejtësisë autorët e krimit

Ambasada amerikane në Beograd për vrasjen brutale të vëllezërve Bytyqi: Serbia nuk po i sjell para drejtësisë autorët e krimit

Ambasada amerikane në Serbi edhe një herë ka kërkuar që të sillen para drejtësisë autorët e vrasjes së vëllezërve Bytyqi, Yllit, Mehmetit dhe Agronit.

SHBA-ja kujton se kanë kaluar 24 vjet prej vrasjes së shtetasve amerikanë dhe ende nuk janë gjetur përgjegjësit.


“Kanë kaluar 24 vjet që kur shtetasit amerikanë Ylli, Mehmet dhe Agron Bytytqi u ekzekutuan gjersa ishin në paraburgimin e policisë speciale serbe. Çdo vit që kalon pa u mbajtur askush përgjegjës për këtë krim brutal lufte është një fyerje ndaj shtetit të së drejtës”, shkruan ambasada në Twitter.

Shtetet e Bashkuara kanë kërkuar që të hetohet plotësisht rasti dhe të dënohen edhe autorët e mbulimit të krimit.

“Shtetet e Bashkuara të Amerikës i bëjnë thirrje sërish Serbisë edhe një herë që të hetojë plotësisht këtë rast dhe të vërë para drejtësisë ata që kanë kryer dhe kanë mbuluar këto vrasje. Ne do të vazhdojmë këtë thirrje deri në vendosjen e drejtësisë”, njoftoi ambasada.

Më 23 qershor të vitit 1999, tre vëllezër shqiptarë kishin ndërmarrë një nismë shumë njerëzore: të përcillnin një familje rome nga Prizreni drejt kufirit me Serbi, që po shkonte drejt Kralevës.

Gjatë këtij udhëtimi, ata të tre e kaluan pavetëdije kufirin, për çka u arrestuan nga policia serbe dhe u dënuan nga Gjykata për Kundërvajtje në Prokuple me 15 ditë burgosje.

Rezolutë për vëllezërit Bytyqi sërish në Kongresin amerikan, kërkohet që personat përgjegjës për vrasjen të dalin para drejtësisë
Lexo po ashtu Rezolutë për vëllezërit Bytyqi sërish në Kongresin amerikan, kërkohet që personat përgjegjës për vrasjen të dalin para drejtësisë

Kur po përfundonin dënimin, tre vëllezërit Bytyqi, Ylli, Agroni dhe Mehmeti u dërguan në një bazë trajnimi të policisë serbe, ku u vranë me plumba pas koke dhe ua zhdukën gjurmët.

Trupat e tyre u gjetën në vitin 2001, në një varrezë masive në Petrovo Sello, afër qytezës Kladovo, bashkë me shqiptarë të tjerë të vrarë nga forcat serbe gjatë luftës në Kosovë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, ky është numri i deputetëve të partive në Kuvend

KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, ky është numri i deputetëve të partive në Kuvend

Politikë
Këto pritet të jenë ulëset e partive në Kuvend për katër vitet e ardhshme

Këto pritet të jenë ulëset e partive në Kuvend për katër vitet e ardhshme

Politikë
Fatmir Bytyqi jep dorëheqje, kërkon dorëheqje edhe nga kryesia e LSDM-së

Fatmir Bytyqi jep dorëheqje, kërkon dorëheqje edhe nga kryesia e LSDM-së

Politikë

"Lidhjet me Serbinë" dhe informata nga Qeveria e Kosovës, çka deshi të thotë Escobar pas pretendimeve se është i implikuar?

Lajme
Ahmeti: OBRM-PDUKM-ja e ka ndihmuar VLEN-in, ne kemi siguruar 19 mandate

Ahmeti: OBRM-PDUKM-ja e ka ndihmuar VLEN-in, ne kemi siguruar 19 mandate

Politikë
Vuçiq uron Gordana Siljanovska-Davkovën

Vuçiq uron Gordana Siljanovska-Davkovën

Politikë
Kalo në kategori