Alphonso Davies te Real Madridi? Kanadezi thyen heshtjen dhe flet për të ardhmen e tij

Alphonso Daives ka thyer heshtjen e tij mes raportimeve se ai po kërkon të gjejë një rrugëdalje për t’u transferuar te Real Madridi.
Reprezentuesi kanadez ka kontratë me Bayern Munichun deri në vitin 2025, dhe kishte pasur thashetheme se ai ka hyrë në bisedime me Real Madridin pasi siç dihet klubi madrilen tash e një kohë është në kërkim të një mbrojtësi të majtë.
Hapa konkret thuhej se ishin bërë në këtë drejtim dhe se “Los Blancos” tashmë kishin bërë gjithçka gati për transferimin e tij sezonin e ardhshëm, sidoqoftë Davies i ka hedhur ‘në ujë’ të gjitha këto lajme.
Në një intervistë për mediumin gjerman Kicker, ai ka folur për planet e tij për të ardhmen, duke i dhënë fund polemikave.
“Unë ndihem shumë i qetë këtu. Unë luaj në një ekip të jashtëzakonshëm dhe një nga klubet më të mëdha në Evropë. Unë qëndroj i fokusuar dhe gati të jap gjithçka për ekipin dhe tifozët tanë”, ka thënë Davies.
Davies ishte akuzuar se lajmet lidhur me Real Madridin kanë ndikuar në performancat e tij në fushë dhe për këtë ka reaguar ashpër vet lojtari.
“Në 2020 askush nuk më kishte në listën e tyre të dëshirave, unë isha relativisht i panjohur dhe kam luajtur mirë. Pas asaj, pritshmëritë tek unë u rritën natyrisht. Ka shumë pak lojtar që arrijnë të luajnë mirë çdo ndeshje. Stili im ka ndryshuar paksa që atëherë, më pak driblime, më pak rrezik. Por, unë i kuptoj më mirë gjërat tani se sa e kam bërë katër vite më parë, kam më shumë eksperiencë, por jam ende i ri dhe dua të vazhdojë të mësoj dhe të përmirësohem”, është shprehur Davies./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Formacionet zyrtare, Real Madrid - Arsenal: Ancelotti nuk ndryshon vijën e sulmit

Renditja e re e UEFA-s zbulon se cilat vende do të kenë pesë ekipe në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm

Detaje të papritura dalin nga Man City, De Bruyne pëson goditjen më të rëndë të karrierës së tij me vendin e klubit

U eliminua nga PSG, Emery tregon favoritin për ta fituar Ligën e Kampionëve

Plotë 11 lojtarë rrezikojnë pezullimin për gjysmëfinale në ndeshjen Inter-Bayern Munich

Klopp i zhgënjyer me punën e tij te Red Bull, kjo është arsyeja pse e lidhin me Real Madridin

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Aleatja e Trumpit bleu aksione pak para njoftimit dhe përfitoi mijëra dollarë

Berisha: Jam i gatshëm ta jap votën time për Kurtin, edhe nëse nuk jam pjesë e qeverisë

Historia e shqiptarit - diler droge që u dëbua nga Britania tri herë radhazi

Ndodh për herë të parë në histori - banorët bëjnë xhiro me makinë jashtë shtëpisë së Big Brother

Grenelli bëri thirrje t’i ndalen fondet, përgjigjet Gjykata Speciale

Loredana flet për rastin e Jozit me Gjestin: Ishte një pamje e fortë, e papranueshme dhe unë distancohem komplet nga ai veprim