Alonso nuk e lejon top yllin të largohet nga Real Madridi

Tifozët e Real Madridit janë mësuar me saga të gjata transferimesh – me rastin e Kylian Mbappe ndoshta si më të zgjaturin në kujtesën e fundit.
Megjithatë, një tjetër histori që përsëritet çdo verë është ajo e Dani Ceballos, i cili vazhdimisht lidhet me një rikthim te Real Betis.
28-vjeçari nga Sevilla rinovoi kontratën me Los Blancos dy vite më parë, duke u lidhur me klubin deri në vitin 2027.
Megjithatë, në çdo verë që nga ajo kohë, emri i tij ka dalë sërish në qarkullim si objektiv i Betisit. Vetë Los Verdiblancos kanë shfaqur interes të përsëritur, por kanë deklaruar hapur se nuk do të paguajnë një tarifë të lartë transferimi për të.
Alonso i jep siguri Ceballosit
Këtë javë, u raportua se Dani Ceballos, ashtu si edhe shoku i skuadrës Eduardo Camavinga – i cili gjithashtu ka pasur pak minuta së fundmi – nuk është në shitje. Sipas Cadena SER, trajneri Xabi Alonso ka ndërhyrë personalisht, duke i thënë Ceballos se nuk do të largohet këtë verë.
Vetë mesfushori kishte lënë të hapur mundësinë e largimit, duke thënë publikisht se ishte "i hapur për çdo gjë", madje edhe duke lënë sinjale në rrjetet sociale për një rikthim të mundshëm te Betis. Por duket se Alonso ende e sheh të nevojshëm për projektin e tij.
Roli i Ceballos në skemën e Alonsos
Një nga arsyet që shtoi spekulimet për largimin e Ceballos ishte mungesa e minutave gjatë Kupës së Botës për Klube, ku ai luajti më pak se 90 minuta në gjashtë ndeshje. Në sezonin e ardhshëm, ai do të duhet të konkurrojë me emra si Arda Guler, Aurelien Tchouameni, Federico Valverde, Camavinga dhe Jude Bellingham për një vend në mesfushë.
Një manovër taktike nga Alonso?
Është përfolur gjerësisht se Alonso dëshiron të sjellë edhe një mesfushor tjetër gjatë kësaj vere. Mirëpo, drejtuesit e klubit kanë treguar hezitim për të investuar sërish në atë repart. Sipas disa burimeve, mospërdorimi i Ceballos në turin e SHBA-ve mund të ketë qenë një sinjal për drejtuesit: Alonso ndoshta nuk është plotësisht i bindur nga lojtari dhe kërkon një përforcim të ri. /Telegrafi/






















































