LAJMI I FUNDIT:

Alma Lama del me deklaratë në lidhje me ndërprerjen e mandatit nga posti i ambasadores në Itali

Alma Lama del me deklaratë në lidhje me ndërprerjen e mandatit nga posti i ambasadores në Itali

Ambasadorja e Kosovës në Itali, Alma Lama, ka dalë me një deklaratë në të cilën ajo flet rreth ndërprerjes së mandatit të saj nga posti i ambasadores në Itali.

Në këtë deklaratë, përcjell Telegrafi, Lama thotë se sapo kam marrë zyrtarisht dekretin nga MPJ-ja, ka kërkuar me shkrim nga Ministri i Punëve të Jashtme dhe Presidenti motivet e ndërprerjes së mandatit si dhe rishikimin e vendimit.


“Po kështu kam takuar fizikisht ministrin Pacolli në Prishtine dhe kam kërkuar me gojë arsyetimin e vendimit. Deri tani nuk kam marrë as me shkrim dhe as me gojë ndonjë arsyetim”, ka thënë Lama.

Thaçi kërkon tërheqjen e Alma Lamës nga misioni diplomatik në Itali (Dokument)
Lexo po ashtu Thaçi kërkon tërheqjen e Alma Lamës nga misioni diplomatik në Itali (Dokument)

Ajo vlerëson se mbi të gjitha ky vendim ka një impakt të jashtëzakonshëm familjar, pasi postet diplomatike janë poste familjare; në misione lëvizet së bashku me familjen.

“Si pasojë e vendimit, fëmijët e mi duhet të ndërpresin shkollimin dhe rrezikojnë humbjen e vitit shkollor. Unë kam kërkuar nga Ministria të marrë në konsideratë këto rrethana deri në përfundimin e vitit shkollor”, ka shkruar ndër tjerash Lama në Facebook.

Më poshtë keni deklaratën e plotë:

Deklaratë në lidhje me ndërprerjen e mandatit tim nga posti i Ambasadores në Itali

Te nderuar, Pas vendimit të Presidentit të Republikës të një jave më parë, për ndërprerjen e parakohshme te mandatit tim si Ambasadore e RKS-së në Itali, unë kam preferuar te hesht dhe të ndjek rrugët institucionale për të mësuar arsyet e këtij vendimi.

Mirëpo duke qenë se po spekulohet në mënyrë të vazhdueshme nga mediat mbi motivet dhe emrin tim dhe jo vetem kaq, por po tentohet të me baltosin me lloj lloj shpifjesh, unë jam e detyruar të jap këtë deklaratë:

Sapo kam marrë zyrtarisht dekretin nga MPJ-ja, kam kërkuar me shkrim nga Ministri i Punëve të Jashtme dhe Presidenti motivet e ndërprerjes së mandatit si dhe rishikimin e vendimit.

Po kështu kam takuar fizikisht ministrin Pacolli në Prishtine dhe kam kërkuar me gojë arsyetimin e vendimit.

Deri tani nuk kam marrë as me shkrim dhe as me gojë ndonjë arsyetim.

Mbi të gjitha ky vendim ka një impakt të jashtëzakonshëm familjar, pasi postet diplomatike janë poste familjare; në misione lëvizet së bashku me familjen.

Si pasojë, e vendimit fëmijët e mi duhet të ndërpresin shkollimin dhe rrezikojnë humbjen e vitit shkollor.

Unë kam kërkuar nga Ministria të marrë në konsideratë këto rrethana deri në përfundimin e vitit shkollor.

Shteti i Kosovës, ka detyrime ligjore ndaj shtetasve të tij, përfshirë mua dhe fëmijët e mi.

Personalisht gjithë jetën kam luftuar për të drejtat e tjerëve, dhe është afër mendsh që do t’i kërkoj të drejtat e mia dhe të fëmijëve të mi në të gjitha instancat shtetërore.

Pavarësisht vendimit, unë besoj fuqishëm tek shteti i Kosovës dhe vlerat e tij demokratike.

Një gjë është e sigurtë, se ky vendim nuk lidhet me punën time si kryesuese e misionit diplomatik në Itali, që pa modesti e them se ka qenë e dallueshme dhe për të cilën kam dëshmi të gjitha raportet e dërguara në ministri si dhe aktivitetet publike.

Unë kam bërë një kontratë katër vjecare me shtetin e Kosovës, dhe nga ana ime kjo kontrate është respektuar plotësisht.

Kam përfaqësuar me dinjitetin maksimal Republikën e Kosovës dhe për punën që kam bërë jam jashtëzakonisht krenare.

Në fund bëj thirrje publikisht që të ndalen spekulimet, shpifjet, baltosjet, insinuatat e cdo lloj natyre ndaj emrit tim.

Une ende jam ne detyrë dhe përfaqësoj shtetin e Kosovës në Itali, Malta dhe San Marino. Me respekt, Alma Lama, Romë 04/12/2018(sic) /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
Hapi i fundit i Kosovës për anëtarësim në KiE, Serwer : Indinjata e Serbisë është e turpshme

Hapi i fundit i Kosovës për anëtarësim në KiE, Serwer : Indinjata e Serbisë është e turpshme

Lajme

"Kushtëzimi" i anëtarësimit të Kosovës në KiE, Musliu-Shoshi: Ndërkombëtarët nuk po kërkojnë asgjë çka nuk është dakorduar Kurti në marrëveshjen e Ohrit

Elfije Boletini
“Në hava kam me t’çu se e kam vajzën deputete”, Deliu-Kodra me kritika të ashpra ndaj deputetes së LVV-së duke ia kujtuar rastin e 90-vjeçarit

“Në hava kam me t’çu se e kam vajzën deputete”, Deliu-Kodra me kritika të ashpra ndaj deputetes së LVV-së duke ia kujtuar rastin e 90-vjeçarit

Lajme
Mashtrime me vlerë 10 milionë euro, SPAK operacion kundër Call Center

Mashtrime me vlerë 10 milionë euro, SPAK operacion kundër Call Center

Lajme
Kalo në kategori