Zonja e Vjetër fitoi me rezultat 2-1, ndërsa goli i dytë erdhi në minutat shtesë përmes Juan Cuadrados.

“Ishte një derbi i balancuar i vendosur nga ai rast i vonshëm, por nevojitet vendosmëri deri në fund për të marrë një rezultat si ky”.


“Kishim 12 pikë pas 10 xhirosh, prandaj tensioni ishte i natyrshëm. Skuadra reagoi mirë, është e kuptueshme se duhet të përmirësohemi shumë, por ky ishte një hap i vogël përpara”.

“Këto janë tri pikë të rëndësishme, fitorja e tretë radhazi në shtëpi dhe një hap përpara në tabelë”.

“Tash duhet të përqendrohemi te ndeshja vendimtare e të martës në Ligën e Kampionëve kundër Borussia Monchengladbachut”, ka deklaruar Allegri. /Telegrafi/ 

telegrafi sport app