LAJMI I FUNDIT:

Allegri: Mund të jem Fergusoni i Juventusit  

Allegri: Mund të jem Fergusoni i Juventusit  
Massimiliano Allegri (Foto: Tullio M. Puglia/Getty Images/Guliver)

Massimiliano Allegri ka deklaruar se do të dëshironte të ishte ‘Sir Alex Fergusoni i Juventusit’ pasi synon të qëndroj për shumë vite te klubi italian.

Ferguson fitoi 38 trofe si menaxher i Manchester Unitedit midis viteve 1986 dhe 2013, dhe Allegri pranon se ai ka synim ta bëjë të njëjtën tek Juve sikurse skocezi.

“Gjithmonë është dikush që dëshiron ta bëjë futbollin më të vështirë dhe kjo më bën të çmendur”, ka thënë fillimisht Allegri për Corriere della Sera.


Capello ia jep Allegrit gjithë meritat për kualifikimin e Juves
Lexo po ashtu Capello ia jep Allegrit gjithë meritat për kualifikimin e Juves

“Unë nuk mendoj kështu në lidhje me askënd në veçanti. Unë vetëm mund të them se ata bëjnë atë që është e thjeshtë e komplikuar”.

“Thjeshtësia është gjëja më e komplikuar, por ne jemi duke shkuar në drejtimin e gabuar, sepse ndërlikimi i gjërave e bën punën tonë edhe më të vështirë”.

Allegri ka pasur suksese të mëdha me Juventusin (Foto: Getty Images)

“Një trajner i madh është një trajner i cili sjell rezultate. Unë e konsideroj veten një menaxher për klubin, i cili ka për të sjellë rezultate në shtëpi në fund të sezonit, jo vetëm në nivel sportiv, por edhe në aspektin e rritjes së lojtarëve”.

“Këto janë rezultate që në fund ndikojnë në pasqyrat financiare të klubit. Shpresoj që të kem një rol si Ferguson, sepse do të thotë të qëndroj në Juventus për shumë vite”, përfundoi italiani. /Telegrafi/  

Në trend Sport

Më shumë
Ylli i Real Madridit u hoq nga skuadra e Spanjës për shkak të incidentit me Gavin

Ylli i Real Madridit u hoq nga skuadra e Spanjës për shkak të incidentit me Gavin

Përfaqësueset
Pranohet ankesa e La Ligas kundër kritikave të Real Madridit rreth gjyqtarëve, Los Blancos rrezikojnë dënimin

Pranohet ankesa e La Ligas kundër kritikave të Real Madridit rreth gjyqtarëve, Los Blancos rrezikojnë dënimin

La Liga
Barcelona i drejtohet FIFA-s dhe UEFA-s për të shpëtuar marrëveshjen e Vitor Roque me Palmeiras

Barcelona i drejtohet FIFA-s dhe UEFA-s për të shpëtuar marrëveshjen e Vitor Roque me Palmeiras

La Liga
Interi synon transferimin e yllit të Manchester Unitedit

Interi synon transferimin e yllit të Manchester Unitedit

Serie A
Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

La Liga
Kërkohen nga shumë klube evropiane - por Real Madridi i ka në dorë dy talentët e mëdhenj

Kërkohen nga shumë klube evropiane - por Real Madridi i ka në dorë dy talentët e mëdhenj

La Liga
Kalo në kategori