Max Allegri i ka pyetur drejtuesit e Juventusit për Giacomo Bonaventuran, ndërsa Milani e llogarit rreth 25 milionë euro.

Sport Mediaset shkruan se mesfushori është një nga të preferuarit e trajnerit për sezonin e ardhshëm.


Objektivat tjerë janë Emre Can dhe Alvaro Morata.

Bonaventura do t’i sillte Juventusi stabilitet taktik, ndërsa do të punonte shumë në të dy fazat.

GettyImages 948227918 Mesfushori duke festuar një gol (Getty)

Mesfushori 28-vjeçar ka ardhur te Milani nga Atalanta në vitin 2014 për 7 milionë euro.

Ai këtë sezon ka kontribuuar me tetë gola në 43 ndeshje.

Lojtari pëlqehet shumë nga Allegri që po kërkon të bëjë disa ndryshime në mesfushë, ndërsa Milani do të ishte gati ta shiste për 25 milionë euro.

Max Allegri Max Allegri (Getty Images)

Juventusit ka vuajtur këtë sezon shkaku i mesfushës pasi që shumë ndeshje nuk kanë arritur të dalin përpara shkaku i aftësive më shumë defanzive të Sami Khedira dhe Blaise Matuidi. /Telegrafi/   

telegrafi sport app