LAJMI I FUNDIT:

Allagjozovski: “Shkupi 2014” nuk është çështje me prioritet për qeverinë

Allagjozovski: “Shkupi 2014” nuk është çështje me prioritet për qeverinë

Qeveria e Maqedonisë nuk do të zbatojë aktivitete për rifasadimin ose rivendosjen e përmendoreve ose ndonjë objekti tjetër të projektit “Shkupi 2014”. Ministri i Kulturës, Robert Allagjozovski, thotë se kjo nuk është prioritet për momentin, kur kushtet financiare nuk janë të mira, ndërsa jeta e qytetarëve zhvillohet mbi varfërinë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Ne si Ministri e Kulturës thamë se do të bëjmë një konkurs ndërkombëtar për zgjidhje afatgjata, si ta trajtojmë projektin “Shkupi 2014 “. Ne do të bëjmë revizion ku qytetarëve do tu japim qasje në situatën, se cila është kostoja e këtij projekti, cilat janë karakteristikat teknike, sa cilësor është materiali me të cilin është ndërtuar dhe cili është çmimi i mirëmbajtjes së këtyre objekteve”, deklaroi Allagjozovski.


Edhe Kryeministri Zoran Zaev në paraqitjen e tij në televizionin publik tha se intervenime të mëdha në këtë projekt nuk do të ketë, por do të donte që ta “zhveshë” të paktën një fasadë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ekipet e reja për mbledhjen e mbeturinave, Rama njofton se janë sulmuar fizikisht punëtorët në lagjen Dardania

Ekipet e reja për mbledhjen e mbeturinave, Rama njofton se janë sulmuar fizikisht punëtorët në lagjen Dardania

Lajme

"Daily Mail" shkruan për kosovarin me nënshtetësi angleze që po mbahet në një burg ferri në Serbi

Lajme
Gashi: Mandatori i ardhshëm për kryeministër duhet së pari të flasë me ne

Gashi: Mandatori i ardhshëm për kryeministër duhet së pari të flasë me ne

Lajme
Pasuria e kryetarit të Suharekës e deklaruar në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit

Pasuria e kryetarit të Suharekës e deklaruar në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit

Lajme
Hyri ilegalisht nga Serbia në Kosovë, policia ndalon të dyshuarin

Hyri ilegalisht nga Serbia në Kosovë, policia ndalon të dyshuarin

Kronika e Zezë
Kryetari i Istogut deklaron mbi 3 mijë euro kursime në bankë, e bashkëshortja e tij vetëm 30

Kryetari i Istogut deklaron mbi 3 mijë euro kursime në bankë, e bashkëshortja e tij vetëm 30

Lajme
Kalo në kategori