LAJMI I FUNDIT:

Alkooli si antifriz ia shpëtoi jetën

Alkooli si antifriz ia shpëtoi jetën

Një burrë i dehur, i cili u gjet i shtrirë në një ulëse të parkut në Varshavë, mbijetoi falë përqindjes së lartë të alkoolit në gjak, edhe pse ishte i veshur vetëm me të brendshme.

Alexandar Adrzei (32 vjeçar) është parë në park kur temperatura ishte minus 5 gradë celsius, ndërsa policia pastaj e dërgoi në spital, shkruan Metro.

Mjekët besojnë se alkooli në gjak ka vepruar si një lloj antifrizi. Adrzej u tha mjekëve se është i lumtur që ka shpëtuar gjallë. /Telegrafi/