LAJMI I FUNDIT:

Aliu: Me nëntë rastet e reja, numri i rasteve aktive me COVID-19 në Ferizaj shkon në 14

Në Komunën e Ferizajt sonte janë paraqitur nëntë raste të reja me coronavirus.

Kryetari Agim Aliu thotë se rastet e ditës së sotme janë raste kontakti të një personi që ka rezultuar i infektuar para dy ditëve.

Aliu thotë se shqetësuese është që personit në fjalë nuk i dihet burimi i infeksionit.

“Kjo nënkupton se tashmë në Ferizaj kemi një burim të ri infeksioni pas qetësisë që ishte për shumë ditë”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Kryetari i Ferizajt thotë se qytetarët duhet të kenë kujdes pasi virusi është ende në mesin tonë.

“Të paktën ta respektojnë distancën sociale dhe të mos grumbullohen në familje. Edhe rastet e reja rrjedhin pasi familjet e dy vëllezërve janë grumbulluar në një shtëpi”.

Aliu thotë se nga 109 rastet e përgjithshme në Ferizaj 14 prej tyre tashmë janë aktive./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Qeveria miraton nismën për marrëveshje në fushën e mbrojtjes ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së

Lajme
Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Përfundon rinumërimi i 50 vendvotimeve – në mesditë nis rinumërimi i 1,631 fletëvotimeve nga votimi me postë

Miratohet nisma për shkëmbim të informacionit të klasifikuar mes Kosovës dhe Sllovenisë

“Bjeshkët në këtë fotografi nuk i takojnë Serbisë” - Ambasada gjermane përballet me komentuesit serb për bjeshkët e Kosovës

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët

Kalo në kategori