LAJMI I FUNDIT:

Aliu: Marrëveshja e Përzhinos ka dështuar, duhet të punojmë për marrëveshje të re (Video)

Aliu: Marrëveshja e Përzhinos ka dështuar, duhet të punojmë për marrëveshje të re (Video)

Deputeti i PDSH, Imer Aliu, i ftuar në emisionin “ 10 minuta” në Tv21, tha se vendimi për rikthimin e kuvendit, nga PDSH shikohet si veprim i njëanshëm. Sipas tij, Gjykata Kushtetuese është detyruar që të marrë një vendim të tillë, me çka ngjall pyetjen se sa vendime anti shqitare janë marrë në këtë gjykatë, shprehet deputeti. Sipas Aliut, të gjitha veprimet janë bërë për të vazhduar me qeverinë e vjetër. Veprimet që po bëhen nga BDI dhe OBRM-PDUKM, do të ndikojnë vetëm në thellimin e krizës dhe jo në zgjidhjen e saj, thotë Imer Aliu, duke shtuar se marrëveshja e Përzhinës është e dështuar dhe zgjidhja do të ishte një marrëveshje e re e inicuar nga faktori ndërkombëtar.

“Unë pres radikalizim të qëndrimeve dhe të faktorit ndërkombëtar dhe të përfaqësuesve të faktorit ndërkombëtar në Maqedoni, pas kësaj sjellje të papërgjegjshme të BDI-së dhe të OBRM-PDUKM-së. Ata janë kyçur në këtë proces, me qëllim të tejkalimit të situatës dhe largimit nga kriza, e cila po e çon në humnerë këtë vend, mirëpo vendimi i djeshëm dhe i sotëm tregon se asgjë nuk është përfillur nga ato që ka thënë faktori ndërkombëtar”, theksoi Imer Aliu, PDSH./Telegrafi/