Ezgjan Alioski është afër rikthimit në Evropë, pas transferimit në Arabinë Saudite, përkatësisht te Al-Ahli.

Lojtari shqiptar kishte një periudhë fantastike te Leeds United, por që vendoi t’i bashkohej skuadrës arabe.


Mirëpo, sipas asaj që raportojnë mediat në Turqi, Besiktasi është duke e projektuar transferimin e Alioskit dhe gjërat po shkojnë në rrugën e duhur.

Mbrojtësi i majtë i Maqedonisë së Veriut do të duhet të largohet nga Al-Ahli - pasi ata po bien nga kategoria. Lojtarët e huaj nuk lejohen në një ligë më të ulët në Arabinë Saudite.

Për më shumë, Alioski gjendet tashmë në Turqi për të realizuar transferimin te Besiktasi, ku shihet si zëvendësues i Ridvan Yilmas që iu bashkua Glasgow Rangers.

Mbrojtësi i majtë me eksperiencë, i cili sezonin e kaluar luajti 30 ndeshje me skuadrën e tij, në këto ndeshje kontribuoi me 6 gola dhe 9 asistime për ekipin e tij. /Telegrafi/

telegrafi sport app