LAJMI I FUNDIT:

Alimi: Më ofruan liri me kusht që ta tradhtoj Selën

Alimi: Më ofruan liri me kusht që ta tradhtoj Selën

Abdylfeta Alimi gjatë intervistës në “Rruga drejt…” ka deklaruar se gjatë qëndrimit në burg ka pasur disa tentativa nga qarqe të ndryshme të cilët i kanë ofruar liri në këmbim të tradhtisë ndaj Ziadin Selës.

Sipas tij, qarqet e tilla i kanë ardhur nga grupe të ndryshme qofshin ato shqiptar ose maqedonas. Presion është ushtruar edhe ndaj familjes së tij.


“Gjithandej më vinin lajme në burg se Sela nuk interesohet, por ata nuk e kanë njohur natyrën time. Në të dyja anët edhe shqiptare edhe maqedonase madje pandërprerë”.

“Këto kanë ndodhur pas dënimit. Brenda në burg më kanë ardhur sinjale mua dhe fëmijëve. Më Ziadinin e kemi biseduar. Bile ai më ka thënë që të pranoj vetëm që të dal, por i kam thënë se nuk është problemi tek ti, por unë se bëj dot”, deklaroi Feta Alimi në “Rruga drejt”.

Ndryshe, Alimi u dënua me burg pas ngjarjeve të 27 prillit. Gjatë kohës kur u shpall urdhër arresti ndaj tij, Alimi ndodhej jashtë shtetit, ndërsa para organeve të ndjekjes penale u paraqit vullnetarisht.

Gjykata kishte paraparë se dënimi ndaj tij meriton shkallë më të lartë, por për shkak të veprimit human (në shpëtimin e jetës së Selës) trupi gjykues kishte konsideruar në zvogëlimin e masës efektive duke i caktuar 7 vite burg efektiv.

Gjatë periudhës së paraburgimit, familja e Alimit kishte ofruar garanci bankare pronat e tyre, ndërsa kësaj garancie i ishte bashkuar edhe prona e familjes së ministrit të Drejtësisë, Krenar Lloga.

Gjatë faljeve vjetore të Presidentit, Alimi u fal nga kreu i shtetit me 8 muaj. Ai asnjëherë nuk kërkoi amnisti dhe nuk pranoi të përfshihet në të duke konsideruar dhe besuar në pafajësinë e tij.

Në trend Lajme

Më shumë
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Drejtësi
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Theret me thikë një person te Liqeni i Batllavës në Orllan

Theret me thikë një person te Liqeni i Batllavës në Orllan

Kronika e Zezë
Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Kronika e Zezë
Kalo në kategori