Në cilësinë e sekretarit organizativ të AAK-së në nivel të Kosovës, Ali Berisha që është zëvendësministër i shëndetësisë kosovare, ka folur për rezultatet e sotme të partisë së tij në balotazh.
Ali Berisha ka thënë se harta politike e Kosovës tashmë ka ndryshuar, duke thënë se AAK do të qeverisë në shtatë komuna të Kosovës nga dy sa i kishte para këtyre zgjedhjeve.
“Harta politike e Kosovës tashmë ka ndryshuar. Me rezultatet e mbrëmshme, AAK merr drejtimin në 7 komuna, në pritje shumë shpresëdhënëse për të qeverisur edhe me komunën e 8-të në nivel vendi. AAK si fituesja më e madhe e këtyre zgjedhjeve, patjetër se edhe do të reflektojë përgjegjësi karshi votuesit kosovar.”-ka shkruar Berisha.
Arritjet dhe ngritjen e AAK-së Ali Berisha e ka ndërlidhur edhe me efektin Haradinaj të qeverisjes, por gjithsesi edhe ka përgëzuar kandidaturat fituese në komunat përkatëse. Derisa ka uruar kryetarët fitues të shtatë komunave, Berisha ka thënë se lajme të mira po presin edhe në një komunë, pas numërimit të votave me kusht, duke aluduar në Istogun.
“Efektet pozitive në vetëm pak ditë pune të Qeverisë Haradinaj u dëshmuan me besimin qytetar. Bashkim Ramosaj, Agron Kuçi, Ardian Gjini, Zenun Elezaj, Smajl Latifi, Bali Muharremaj, Xhafer Gashi, urime fitorja dhe ju shoftë mbarë. Lajme të mira pres edhe nga Istogu.”-shkruan Berisha.
Si sekretar organizativ i partisë Ali Berisha ka drejtuar edhe një porosi të fuqishme për të gjithë Aleancistët në Kosovë, që mund të kuptohet edhe si detyrë e organeve qendrore të partisë për secilin anëtarë të AAK-së të pozicionuar me përgjegjësi institucionale e poetike në të gjithë vendin.
“Përgjegjësitë institucionale e shtetërore për AAK-në po rriten, ndaj, si Aleancistë, ky besim na obligon për ndershmëri, dinamizëm dhe qeverisje me qytetarin. Secili anëtarë i AAK-së që ka marrë përgjegjësi kudo në Kosovë, pavarësisht pozicionit institucional, politik e shoqëror, në pozitë e opozitëtë, ta kryej detyrën dhe obligimin konform kërkesave të qytetarit.”-ka shkruar Ali Berisha – sekretar organizativ i AAK-së.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBombardimi i konsullatës në Ukrainë, Qeveria shqiptare interesohet për provat
E refuzuan Abdixhiku e Haradinaj, deklarohet Kurti: Mendova se është më së miri të takohemi të gjithë së bashku
Gara për Parlamentin Evropian, Emma Bonino mbështet fuqishëm kandidatin shqiptar, Muharrem Salihu
Ramadani “dekonspiron” regjisorin serb: Po mundohet ta përgatisë opinionin perëndimor për planet serbe ndaj Kosovës
Ushtria shqiptare po ringrihet, 1.8 mld euro për transformim
Tragjedia në Shkodër, prokuroria zbulon mesazhet ofenduese dhe tradhtinë në celularin e bashkëshortit të Alma Arrazit
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Kurti fton në takim liderët e tri partive opozitare, tregon për çka do të bisedojnë
Gjermania po e jep falas këtë vilë gjigante, por ka një problem: Sapo përmendet ish-pronari, askush nuk e dëshiron
Bayern Munich e ka gjetur trajnerin e ri, Flick rikthehet dhe për ndihmës do ta ketë legjendën gjermane
“Podcasti me Afronën është keqkuptuar, ndjenjat e mia i përkasin ‘bebes’” – Befason Blero me reagimin
Largimi i Kylian Mbappe liron 225 milionë euro për PSG-në, një 'pjesë e konsiderueshme' do të investohet te ylli i Serie A
Como është ngjitur në Serie A pas 21 vitesh, Fabregas dhe Henyr kanë arsye për festë