LAJMI I FUNDIT:

Ali Ahmeti takim me përfaqësues të Kongresit Panshqiptar Amerikan

Ali Ahmeti takim me përfaqësues të Kongresit Panshqiptar Amerikan

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti ka realizuar takim online me përfaqësues të Kongresit Panshqiptar Amerikan, organizatë kjo e sapoformuar e shqiptarëve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës që po e ringjallë lobin shqiptarë.

Situata politike dhe ekonomike në vendet shqiptare të Ballkanit përfshirë këtu Shqipërinë, Kosovën, Maqedoninë e Veriut dhe Malin e Zi ka nxitur riorganizimin e disa lobistëve të njohur shqiptarë në SHBA, nën ombrellën e një organizate të re, të quajtur “Kongresi Panshqiptar Amerikan”, kurse synimi është kthimi i ndikimit që shqiptarët kishin në politikën amerikane gjatë viteve 90-ta.


Situata politike në vend ka qenë një nga pikat kryesore që është diskutuar në këtë takim të Ahmeti, i cili ka radhitur të arriturat e shqiptarëve në Republikën e Maqedonisë së Veriut gjatë qeverisjes së Bashkimit Demokratik për Integrim. Arsimi në nivel të lartë, zyrtarizimi i një universiteti dhe themelimi i një universiteti tjetër në gjuhën shqipe, përfaqësimi i drejtë dhe adekuat i shqiptarëve në të gjitha nivelet e administratës shtetërore, përfaqësimi në strukturat e larta shtetërore, simbolet kombëtare, gjuha shqipe zyrtare dhe të tjera janë theksuar nga Ahmeti gjatë këtij takimi me anëtarët e Kongresit Panshqiptar Amerikan.

Si tjetër pikë që është diskutuar në këtë takim ka qenë dhe Regjistrimi i popullatës, si proces mjaft i rëndësishëm për vendin. Regjistrimi i diasporës shqiptare vazhdon me intensitet dhe kjo falë apeleve të shumta që kanë bërë strukturat e ndryshme përfshirë autoritetet në vend por edhe personalitete nga rajoni. “Unë ju siguroj që regjistrimi vazhdon dhe ju ftoj që të vijoni me aktivitete edhe më të intensifikuara në këtë drejtim. Ju mund të regjistroheni çdo ditë deri në fund të muajit shtator”, ka theksuar kështu Ahmeti gjatë këtij takimi.

Raportet me Sofjen zyrtare gjithashtu ishin pjesë e diskutimit në këtë takim, derisa Ahmeti ka theksuar se si parti në pushtet janë të angazhuar maksimalisht në zgjidhjen e kësaj çështje dhe që bisedimet mes dy vendeve pritet të fillojnë pas formimit të institucioneve në Bullgari dhe më në fund të tejkalohen të gjitha pengesat që Republika e Maqedonisë së Veriut të marr rekomandimin për fillimin e bisedimeve për anëtarësim në Bashkimin Evropian, ndërkohë që ka bërë të ditur se edhe gjatë zgjidhjes së procesit me Greqinë, ai personalisht por edhe Bashkimi Demokratik për Integrim kanë qenë të angazhuar që problemi të ketë një zgjidhje finale dhe vendi të ecë përpara.

Një tjetër problematikë që është diskutuar gjatë këtij takimi ka qenë edhe vota shqiptare në vend, e cila për momentin është e shpërndarë në shumë parti politike, ndërkohë që është thënë se Republikës së Maqedonisë së Veriut nuk i nevojiten më shumë se dy parti politike shqiptare pasi që në këtë mënyrë vota shqiptare vetëm se përçahet kurse shumë procese kërkojnë unifikim të votës.

Në anën tjetër Bruno Ceka, Vullnet Dervishi dhe Martin Vulaj të cilët janë përfaqësues të këtij kongresi kanë thënë se nuk e kanë krijuar këtë organizatë të sfidojnë të tjerët, por të bashkëpunojnë me të tjerët.

Takimi zgjati më shumë se dy orë, me dhjetëra pyetje nga pjesëmarrësit të cilët shfaqen interes të madh për bashkëbisedim me Ahmeti.

Në trend Lajme

Më shumë
Pasuria e profesorit të suspenduar Xhevat Krasniqi: Mbi 160 mijë euro para të gatshme, 150 mijë euro pasuri të paluajtshme

Pasuria e profesorit të suspenduar Xhevat Krasniqi: Mbi 160 mijë euro para të gatshme, 150 mijë euro pasuri të paluajtshme

Lajme
Presidenca i reagon ashpër Pacollit pasi e quajti provokim veprimin e Osmanit me të mbijetuarat e luftës gjatë seancës në KS të OKB-së

Presidenca i reagon ashpër Pacollit pasi e quajti provokim veprimin e Osmanit me të mbijetuarat e luftës gjatë seancës në KS të OKB-së

Lajme
Shtatë ish-anëtarë të grupit “Çakallët” dënohen për krime ndaj shqiptarëve të Kosovës

Shtatë ish-anëtarë të grupit “Çakallët” dënohen për krime ndaj shqiptarëve të Kosovës

Drejtësi

"Serbia po frikëson dhe shantazhon qytetarët e Kosovës"- Qeveria shpalos detaje tjera nga biseda telefonike Kurti-Macron

Lajme
Pas vizitës në selinë e NATO-s, gjenerali Ulutash: Vetëm zgjidhje politike mes Kosovës e Serbisë

Pas vizitës në selinë e NATO-s, gjenerali Ulutash: Vetëm zgjidhje politike mes Kosovës e Serbisë

Lajme
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Siguri
Kalo në kategori