LAJMI I FUNDIT:

Ali Ahmeti: Jam i bindur se po i jetësojmë politikisht amanetet e dëshmorëve

Ali Ahmeti: Jam i bindur se po i jetësojmë politikisht amanetet e dëshmorëve

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, nga promovimi i Kullës së Dëshmorëve në Sllupçan, tha se UÇK-ja ka qenë shumë e organizuar në të gjitha drejtimet, si ato ushtarake, politike dhe diplomatike.

“Po të kishte gjuhë e të fliste kjo tokë që ne jetojmë, sigurisht seç lufta, seç patriot kanë jetuar mbi këtë truall. Por ama kohërat kanë qenë kur punonin vetëm në dëm të shqiptarëve, dhe të gjithë shihnin si të gllabëronin copë nga tokat tona. Është fundi i shekullit dhe fillimi i shekullit 21, një investim i tërë nga atdhetarë që përgatiten rezistencën përfundimtare për të fituar lirinë e shqiptarëve. Kjo liri e fituar jo vetë këtu por edhe në Kosovë, nuk është fituar pa një organizim”, tha Ali Ahmeti.


Ahmeti tha se lavdia u takon atyre që krijojnë ura, dhe jo ato që ecin mbi to.

“Themelet tonë janë me gjak dhe ky gjak po përjetësohet, këtu në këtë lapidar. Ky është moment që është materializuar dhe është një moment tjetër që kur në jetën time nuk do ta shlyej, jehonën e nënave të Sllupçanit, grave dhe vajzave që nuk pranonin që ti braktisnin”, u shpreh Ali Ahmeti.

Ahmeti tha se ndaj dëshmorëve kanë obligim, “ashtu siç kanë obligim për tu kujdesur, kemi obligim edhe t’i jetësojmë politikisht amanetet e tyre, misionet e tyre dhe ky mision, jam i bindur se edhe vazhdon. Jam i bindur që kurrën e kurrës as dëshmorët por as ata që kanë dhënë për këtë vend nuk do të zhgënjehen. Ky vend ka ardhmëri”

Sa i përket komenteve të maqedonasve lidhur me monumentin, Ahmeti tha se ky monument nuk ndanë por bashkon.

“Nuk mund të ketë histori ky vend pa UÇK-në. Nuk mund të ketë të ardhme pa të arriturën ma të madhe Marrëveshjen e Ohrit. Pa Marrëveshjen e Ohrit dhe të Prespës, ne ndryshe dhe në pozita të palakmueshme do të ishim. Nuk duhet nxitur njerëzit, nuk duhet ndarë njerëzit, sepse ne jemi në tokën tonë, ne po ndërtojmë dhe jetësojmë historinë tonë, po bëjmë investim që ky vend të jetë në BE, të jetë në paqe të përhershme me të gjithë fqinjët tonë. Investojmë që edhe me fqinjin tonë bullgarë kontestet të mbyllen, që shpresoj se kjo kohë nuk është e largët”, tha më tej Ahmeti.

Në trend Lajme

Më shumë
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Joseph: Supriza e KS-së ishte se Kosova dhe Rusia u pajtuan për rëndësinë e fushatës ajrore të NATO-s, Putin e ka hedhur Serbinë nën autobus

Joseph: Supriza e KS-së ishte se Kosova dhe Rusia u pajtuan për rëndësinë e fushatës ajrore të NATO-s, Putin e ka hedhur Serbinë nën autobus

Lajme
UP-ja pezullon nga puna profesorin Xhevat Krasniqi që dyshohet për ngacmim seksual

UP-ja pezullon nga puna profesorin Xhevat Krasniqi që dyshohet për ngacmim seksual

Lajme
Nënat e Srebrenicës falënderojnë presidenten Osmani: Një fjalim i tillë do të mbahet mend ndër breza

Nënat e Srebrenicës falënderojnë presidenten Osmani: Një fjalim i tillë do të mbahet mend ndër breza

Lajme
Haradinaj kërkon dorëheqjen e Qeverisë Kurti, pas publikimit të raportit nga DASH

Haradinaj kërkon dorëheqjen e Qeverisë Kurti, pas publikimit të raportit nga DASH

Lajme
​Raporti i DASh-it, opozita e vlerëson shqetësues, pushteti mohon ndërhyrjet në sistem të drejtësisë

​Raporti i DASh-it, opozita e vlerëson shqetësues, pushteti mohon ndërhyrjet në sistem të drejtësisë

Lajme
Kalo në kategori