LAJMI I FUNDIT:

Alfa Romeo Tonale pritet të ketë dukje shumë të mirë

Alfa Romeo Tonale pritet të ketë dukje shumë të mirë

Si një model që është gati për prodhim, dukjen pritet ta ketë shumë të mirë, ngjashëm sikurse edhe është prezantuar më herët

Makinat Crossover janë shumë të përhapura dhe nuk është se nevojitet edhe një e re, mirëpo Alfa Romeo e ka bërë pikërisht këtë, duke e sjellë crossoverin Tonale, transmeton Telegrafi.


Këtë model që e kemi parë në Geneva Motor Show, është bërë e ditur se do të hyjë në prodhim në atë formë dhe ta lansohet brenda disa viteve.

INDAV Design e ka marrë si bazë konceptin e prezantuar dhe ka ilustruar modelin Tonale, me dukjen që pritet ta ketë, përfshirë dritat origjinale dhe xhamat sikurse Stelvio.

Derisa pasqyrat janë në madhësi të plotë, janë harruar apo nuk janë përfshirë me qëllim fshesat për pastrimin e xhamave. Rrotat e Alfa Rome Tonale kanë diametër 19 inç, derisa nga larg duken sikurse numëratori i telefonave të vjetër.

Në përgjithësi ka dukje moderne, derisa është bazuar në gjuhën e re dizajnuese të Alfa Romeo, që është shumë e këndshme. /Telegrafi/