LAJMI I FUNDIT:

Alfa Romeo e prodhuar para njëqind vitesh, në ankand me çmim fillestar prej një milion eurove (Foto)

Alfa Romeo e prodhuar para njëqind vitesh, në ankand me çmim fillestar prej një milion eurove (Foto)

Do të del në ankand me çmim fillestar prej një milion eurosh, një Alfa Romeo e rrallë që për vite të tëra qëndroi e mbyllur në një fermë në Australi.

Kjo makinë italiane e prodhuar në vetëm 52 njësi gjatë vitit 1921, është e vetmja që ende ka mbijetuar, transmeton Telegrafi.


Meqenëse ekonomia italiane ishte shumë e dobët pas Luftës së Parë Botërore, prodhuesi vendosi të shiste të gjitha modelet G1.

Biznesmeni australian që e bleu në ankand, e mbylli në fermën e tij që ndodhet në Queensland, pasi falimentoi dhe kishte frikë se ia konfiskonin.

Pas vdekjes së tij, për 25 vite mbeti e fshehur pa ditur kush se ekziston, derisa e zbuluan familjarët e tij më 1964.

Ross Flewell-Smis ka kaluar dhjetë vite, për ta restauruar, në mënyrë që ta shiste për çmim sa më të lartë më 2012.

Alfa G1 që tani është në pronësi të një koleksionuesi në Shtetet e Bashkuara, pritet të shitet për shumë edhe më të lartë, së paku dyfishin e çmimit fillestar. /Telegrafi/