LAJMI I FUNDIT:

Alfa Romeo bën të ditur datën e lansimit të modelit Stelvio (Foto)

Alfa Romeo bën të ditur datën e lansimit të modelit Stelvio (Foto)

Për një kohë të gjatë, kompania italiane, Alfa Romeo, kishte bërë të ditur se po e punon një SUV, por asnjëherë nuk e kishte dhënë datën e saktë të lansimit. Pas disa spekulimesh dhe shtyrjesh, është mësuar se Stelvio do të lansohet në këtë edicion të LA Motor Show, transmeton Telegrafi.

Pasi të shihet debutimi, entuziastët kanë mundësi ta blejnë në fillim të vitit që vjen.


Duke marrë parasysh se është e para makinë e kësaj kompanie që vjen si sportive dhe e përshtatshme për shfrytëzim familjar, pritjet për të kanë qenë të larta.

Megjithatë, nuk dihen detajet e veturës 2.9-litra turbo-dyshe V6 që do t’i ketë 505 kuajfuqi. /Telegrafi/

alfa-romeo-ben-te-ditur-daten-e-lansimit-te-modelit-stelvio-foto-2