Alec Baldwin thjesht nuk mund të shkëputet nga problemet me ligjin.
Baldwin, 64 vjeç, u pa duke hapur një zarf që përmbante një tiketë dënimi pasi ndaloi për të ngrënë drekën pranë shtëpisë së tij në East Hampton gjatë fundjavës, shkruan DailyMail.
Baldwin dhe gruaja e tij Hilaria, 38 vjeçe, e cila është shtatzënë me fëmijën e tyre të shtatë, janë parë disa herë në komunitetin luksoz të Long Island që kur ai është vënë nën kritika për vrasjen aksidentale të drejtoreshës së fotografisë, Halyna Hutchins, në xhirimet e filmit “Rust”, tetorin e kaluar.
Aktori, i cili ishte jashtë për drekë të shtunën, u kthye në automjetin e tij për të gjetur tiketën e frikshme të dënimit me ngjyrë të verdhë të ndezur në xhamin e tij të përparmë. Ai e kapi atë, u fut në veturën e tij dhe e shikoi përpara se të largohej.
Tiketa e dënimit vjen vetëm disa ditë pasi Baldwin tha se u shfajësua për vdekjen e Halyna Hutchins në një raport të ri që u publikua të mërkurën.
Aktori e lëshoi deklaratën menjëherë pasi zyrtarët e Byrosë së Re Meksikane të Shëndetit dhe Sigurisë në Punë vendosën gjobën maksimale kundër prodhuesve të filmit “Rust”, filmit në të cilin Hutchins u qëllua për vdekje dhe u vra nga Baldwin në tetor të vitit 2021.
Producentët ekzekutivë u gjobitën me një shumë prej 136,793 dollarësh – maksimumi i disponueshëm. Vetë Baldwin ishte një producent, por nënvizoi një pasazh në hetim që thoshte se ai ishte i përfshirë në skenar dhe kast – por jo procedurat e sigurisë.
Që nga incidenti, Baldwin është shfaqur pak në opinionin publik. Baldwin dhe gruaja e tij Hilaria morën pjesë në natën e hapjes së komedisë “Hangmen on Broadway”, nga dramaturgu britaniko-irlandez Martin McDonagh, në qytetin e New Yorkut të enjten në mbrëmje.
Çifti kohët e fundit kishte njoftuar se ata janë në pritje të fëmijës së tyre të shtatë, që do t’i bashkohet fëmijëve të tjerë që ata kanë: Carmen Gabriela, tetë vjeçe, Lucia, një vjeçe, dhe djemtë: Romeo Alejandro David, tre, Leonardo Angel Charles, pesë, dhe Rafael Thomas, gjashtë vjeç.
Por të shtunën, Baldwin edhe një herë dukej i mundur keq, teksa hoqi tiketën e dënimit nga xhami i makinës së tij.
Në verën e vitit 2021, të dy fshatrat Sag Harbor dhe East Hampton bënë marrëveshje me kompanitë në internet për të monitoruar në mënyrë elektronike veturat e parkuara dhe për të lëshuar shkelje për ata që qëndrojnë shumë gjatë në parking, raportoi “Dan’s Papers”.
Kjo përfshin softuerin e njohjes së targave dhe kamerat e mbikëqyrjes. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Një këngëtar, një sipërmarrës dhe një blogere, tre banorë të rinj i bashkohen shtëpisë së BBVA

Gjesti zgjedh për t’i rikthyer: Redonin, G Banin, Jozin, Amberin, Klajdin, Krisën dhe Gertin, banorët shkojnë në televotim

Gjesti takon motrën e Eglit: Nëse lëndohet ndonjëherë, janë gjëra që ndodhin

Gjesti zgjedh për t'i rikthyer: Redonin, G Banin, Jozin, Amberin, Klajdin, Krisën dhe Gertin, banorët shkojnë në televotim

Një këngëtar, një sipërmarrës dhe një blogere, tre banorë të rinj i bashkohen shtëpisë së BBVA

Gjesti takon motrën e Eglit: Nëse lëndohet ndonjëherë, janë gjëra që ndodhin

Egli Tako kërkon ta lërë shtëpinë e Big Brother VIP Albania

Gjesti lexon zarfin e fundit të Valixhes së Tundimeve: Tre ish-banorë rikthehen në shtëpi për t'u bërë pjesë e garës

Robert De Niro largohet nga SHBA dhe bën thirrje për bojkot të X-it të Elon Musk

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë