LAJMI I FUNDIT:

Aleanca për Shqiptarët pyet Zaevin: Ata që zgjidhnin prokurorë “defteri i Mijallkovit” a mund të vendosin për fatin e PSP-së?

Aleanca për Shqiptarët pyet Zaevin: Ata që zgjidhnin prokurorë “defteri i Mijallkovit” a mund të vendosin për fatin e PSP-së?

Nëpërmjet një njoftimi nga partia opozitare shqiptare Aleanca për Shqiptarët thotë se “në momentin kur i gjithë opinioni po pret funksionimin e shtetit ligjor dhe funksionimin e drejtësisë, nga ato shkëndija shpresë që dikur i dha Prokuroria Publike Speciale, sot kjo Prokurori Speciale po bëhet lëndë e protagonistëve të ashtuquajtura ‘bomba'”.

“Bisedimet e fshehta mes kryeministrit Zaev dhe kryetarit  të OBRM-PDUIM-ssë Hristijan Mickovksi, për fatin e PSP, duke përjashtuar opozitën shqiptare për krijimin e një konsensusi politik me të gjerë, lë për të dëshiruar se Maqedonia e Veriut vazhdon edhe më tej të promovoj diskursin etnocentrik dhe përjashtues”, thonë nga Aleanca për Shqiptarët, njofton Telegrafi Maqedoni.


Nga ASh-ja pyesin se çfarë legjitimiteti ka BDI që nëpërmjet Blerim Bexhetin, i cili së bashku me Musa Xhaferin zbatonin e urdhrat e Sasho Mijallkovit për të emëruar prokuror dhe gjykatës.

“A thua vallë tani nëpërmjet kornizës ligjore, do ta bëjnë PSP një Gjykatë partiake speciale që do ti amnistoj të akuzuarit dhe te dyshuarit e BDI dhe OBRM-PDUKM të cilët janë pjesë e lëndëve të PSP?”, pyesin nga ASh duke i bërë thirrje kryeministrit Zaev që të ndalojë me, siç e quajnë ato, lojërat e tij me drejtësisë sidomos me PSP-në.

Ata i bëjnë thirrje kryeministrit Zaev që të krijojë konsensus të gjerë politik për të krijuar mjedis politike për të siguruar perspektivë dhe pavarësi të plotë PSP-së, dhe më pas të krijon grupe ekspertësh apartiak që do të hartonin Propozim-ligjin për PSP-në./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Politikë
Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Lajme
Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Lajme
Skema e fajdeve në Prizren, pretendimet për zhvatje të 20 mijë eurove nga viktima

Skema e fajdeve në Prizren, pretendimet për zhvatje të 20 mijë eurove nga viktima

Drejtësi
“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

Lajme
Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Politikë
Kalo në kategori