Aleanca për Shqiptarët: Për ndërmarrjet nga Ohri 12 herë më shumë para pa kamatë se për Strugën

Nëpërmjet një konference për shtyp, Ilire Dauti nga Aleanca për Shqiptarët tha se “si duket as koha e pandemisë botërore nuk i mjaftoi Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, për të hequr dorë nga vese të vjetra e të reja mbi diskriminimin rajonal apo të qyteteve të banuara kryesisht me shqiptar”.
Sipas saj, nuk mjafton të jesh qytet i bukur sa të tjerët apo të jesh i goditur nga kriza po ashtu sa të tjerët për t’u trajtuar njëjtë nga kompetentët dhe se objekt i diskrepancës, sipas Ilire Dautit, kësaj radhe, si jo rrallë herë ishte qyteti i Strugës, njofton Telegrafi Maqedoni.
“Në këtë drejtim nga masat Covid1 dhe Covid2 me të cilat ishte paraparë që 13,7 milion euro nëpërmjet Bankës për Zhvillim, t’ju jepen pa normë interesi ndërmarrjeve mikro, të vogla dhe të mesme, që janë të goditura nga kriza shëndetësore –ekonomike e shkaktuar nga Covid19, në të dhënat e para të publikuara nga Banka për Zhvillim e RMV-së për Covid1 me çrast janë shpërndarë 4 milion eurot e para, vërehet diskrepancë e madhe ndërmjet qyteteve të ndryshme madje edhe në mes Strugës dhe Ohrit edhe pse të dy janë qytete turistike dhe kriza i ka dëmtuar njëjtë”, deklaroi kryetarja e Departamentit Ekonomik pranë ASH-së.
Ajo shtoi se ndërmarrjet më të goditur nga kriza nga qyteti i Strugës janë paguar mjete në vlerë prej 24.878 euro ndërsa për ata të Ohrit 298.212 euro, që është 12 herë më shumë se shuma e mjeteve financiare të paguara për ndërmarrjet e qytetit të Strugës.
“Prandaj Aleanca për Shqiptarët i bën thirrje qeverisë e në veçanti ministrit të ekonomisë nga radhët e BDI-së, që në vend se të shfrytëzoj Strugën për ta propaganduar vetveten, le ta bëj të kundërtën. Pra le të shfrytëzoj vetveten si ministër i qeverisë e lë të kujdeset që Struga të merr hisen që i takon nga shpërndarja e mjeteve financiare në mënyrë të barabartë me qytetet e tjera e në këtë rast me qytetin e Ohrit”, deklaroi Dauti./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Rohde ndjek me vëmendje zgjedhjet e Gjermanisë: Natë e gjatë e intensive sonte

Vazhdojnë hetimet për vdekjen e tre fëmijëve në Jabllanicë

Nënshkruhen dy marrëveshje Shqipëri-Emiratet e Bashkuara

Nga ngrohja në Prishtinë te infrastruktura, si po ndikon pezullimi i fondeve të BE-së për Kosovën

OSBE reagon pas mbylljes së Qendrave serbe në veri: Dëmton çasjen në shërbime për komunitetet jo shumicë

Hoxhaj pas fitores së CDU/CSU-së në Gjermani: Lajm i mirë për Kosovën dhe Evropën

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë