LAJMI I FUNDIT:

‘Aleanca për Shqiptarët’ kërkon përkrahje nga të gjithë deputetët për Ligjin për përdorimin e gjuhëve

‘Aleanca për Shqiptarët’ kërkon përkrahje nga të gjithë deputetët për Ligjin për përdorimin e gjuhëve

Deputeti i Aleancës për Shqiptarët, Surija Rushidi, nga qendra për shtyp e Kuvendit dërgoi apel deri te deputetët që të përkrahin Ligjin për përdorimin e gjuhëve i cili, siç tha ai, do ta shtyjë shtetin në rrugën e shtetit funksional multietnik, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Duhet të them se ne si promovues kryesorë të kësaj zgjidhje ligjore, plotësisht e përmbajmë sepse do të mundësojë përdorim të gjerë të gjuhës shqipe në institucionet shtetërore. Ky ligj nuk është në kundërshtim me Kushtetutën dhe gjatë përpilimit të tij ishin të përfshirë edhe ekspertë të së drejtës kushtetuese. Ky ligj, ndër të tjera është edhe mekanizë ligjor që shtyn Maqedoninë të funksionojë si shtet multietnik. Ky ligj nuk është i nevojshëm vetëm për shqiptarët, por për të gjithë, prandaj apeloj që ta përkrahin të gjithë që kanë ndërgjegje për ardhmërinë e shtetit”, tha Rushidi./Telegrafi/


Në trend Lajme

Më shumë
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Lajme
Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Lajme
Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Drejtësi
Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Siguri
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

Drejtësi
Kalo në kategori