Aleanca laviresh
Ali Ahmeti dhe Menduh Thaçi po i vrasin për së dyti shqiptarët. Po i vrasin edhe njëherë ata shqiptarë që u vranë nga pushteti i Branko Cërvenkovskit dhe Nikola Gruevskit.
Dy eksponentët e politikës shqiptare në Maqedoni që hiqen se janë institucion për ta shpalosën fytyrën e vërtet – nuk kanë fije morali dhe ndërgjegje kombëtare pasi që shkelën të gjitha rregullat e shkruara dhe të pashkruara politike, e të mos flasim për ndërgjegje njerëzore.
Prapë Ahmeti dhe Thaçi me shifra marramendëse parashë do të mashtrojnë shqiptarët, duke i futur tash edhe në borxh edhe më të madh – për të votuar kandidatët e VMRO-DPMNE-së dhe LSDM-së
Rokadat që i bën me partnerët dëshmuan se çështja shqiptare në Maqedoni ka përfunduar dhe më nuk ka çka çirren, së paku, BDI dhe PDSH për shqiptarët. Ahmeti e do Maqedoninë më shumë se Gruevski, ndërsa Thaçi kurrë është në pushtet e do më shumë se Cërvenkovski.
Aleancat e bëra për zgjedhjet e ardhshme lokale ngjasojnë në aleanca laviresh për të dominuar në rrugë, duke joshur myshterinjtë me rrena të vjetra që ende po i hanë shqiptarët e pagdhendur.
Kuptohet se bëhet fjalë për ”lavire“ si cilësi karakteri, e jo ushtrim profesioni. Por, nga të sillesh del se këta politikanë përkojnë me fjalët se ”politika është lavire“. Ahmeti dhe Thaçi moti ua kanë marrë virgjërinë shqiptarëve, por tash do t’i shndërrojnë në lavire. E, të shkretët shqiptarët, ata iftiaçli për një punësim, për një social, për një vend pune në administratë, shkolla dhe në universitet e komprometuara sërish do të ngarendin për t’ua dhënë votat.
Nuk mund të cilësohen ndryshe këto veprime, përpos përgjunjëzim përfundimtar i shqiptarëve para maqedonasve.
Haram i qoftë Cërvenkovskit nëse vjen në pushtet, e nuk ua bën edhe më keq shqiptarëve se ç’ ua ka bërë. Po ashtu edhe Gruevski lirshëm nëse mbetet në pushtet mund t’ua shtojë zullumin shqiptarëve.
Në këto mbarësime të lavireve nuk dihet se çfarë do të dalë. Është bërë puna lesh arapi. Nuk dihet se kush kujt i kërcen. Andaj, Rufi Osmani dhe shqiptarët e tjerë që nuk janë pjesë allashverisheve me maqedonasit përfundimisht nuk kanë çfarë në politikë. Osmani t’ia dorëzojë para kohe Nevzat Bejtës komunën e Gostivarit, e deputeti më produktiv shqiptar Izet Zeqiri të kthehet në jetën akademike, kuptohet nëse rektorët e përzgjedhur nga Ahmeti dhe Thaçi nuk e largojnë nga puna.
Është koha e fundit që të vetëdijesohen shqiptarët dhe të bojkotojnë zgjedhjet dhe t’ua shuajnë epshet djallëzore të atyre që rrahin gjoks se gjoja mbrojnë interesat e shqiptarëve.
BDI-ja po vazhdon të bëjë koalicion me “vojvodët”, ndërsa PDSH-ja me “çetnikët e vegjël”. Thaçi para disa muajve tha se njeriu kur po mësuake nga humbja, e Ahmeti thotë se kurrë nuk di për humbje. I pari nuk e mësoi si duket mësimin e humbjes, ndërsa ky i dyti hala nuk ka ra në hunlesh.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëTjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer
Xabi Alonso mund të prishë planet e Barcelonës në Ligën e Kampionëve 2024/25
Zbulohet finalisti i parë i Big Brother VIP Albania
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak