LAJMI I FUNDIT:

Alea Mehaj, 6 vjeçarja nga Peja fiton “Young Miss Universe 2018” në Ukrainë

Alea Mehaj, 6 vjeçarja nga Peja fiton “Young Miss Universe 2018” në Ukrainë

Alea Mehaj nga Peja  është një vajzë 6-vjeçare e cila ëndërron që një ditë të bëhet modele e aktore e njohur.

Ndonëse shumë e re në moshë, ajo po ndjek rrugën drejt përmbushjes së dëshirës se saj të madhe.

Së fundmi ajo ka marrë pjesë në “Young Miss Universe 2018”, në Ukrainë dhe përfaqësoi Norvegjinë, vendin ku ajo jeton. Aty fitoi çmimin e parë.


“Jam Alea Mehaj e lindur në Norvegji. Jam shqiptare nga Kosova. Çmimin e parë e kam fituar në Ukrainë si aktore/modele. Unë s’kam menduar që do ta zë vendin e parë ose të dytë, sepse ka pasur shumë vajza të bukura, të mëdha e të vogla”.

“…Unë s’kam qenë më e bukura aty. Shumë kanë pasur fustane të bukura. Mua s’më është dukur se jam më e bukura por kam fituar. Thashë me vete, çfarë ndodhi? Unë mendova se një shoqe e imja ka me fitua”, deklaroi për RTV Dukagjini, Alea Mehaj.

Talenti dhe përkushtimi i Aleas menjëherë mori vëmendjen. Ajo ka marre pjese ne reklama e film atë ndryshëm e se fundmi është intervistuar edhe nga “International Face Magazine”.

“Intervista për “International Face Magazine” ka filluar pasi Alea është zgjedhur “Young Miss Universe 2018” në Ukrainë.  Besoj se çmimi i parë i Aleas është ai që ka ndikuar që vajza ime të zë faqet e kësaj magazine. Alea është e mirë edhe në mësime. Gjithashtu ajo shkon dy herë në javë edhe në shkollën e aktrimit, që unë mendoj se ka ndikuar që ajo të ketë vetëbesim para kamerave”, tha Besarta Mehaj, e ëma e Alea Mehajt.

Alean po e presin edhe shumë projekte të tjera që kanë të bëjnë me filmin e modën. Megjithatë, ajo pret që një ditë të përfaqësojë Kosovën në garat e bukurisë./Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Atilla Kardesh rikthehet sonte në spektaklin Big Brother VIP Kosova?

Atilla Kardesh rikthehet sonte në spektaklin Big Brother VIP Kosova?

Magazina

"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë

Magazina
Drenusha- Rovenës: Ti doje të kishe diçka me Atillën, edhe mund ta duash por ti nuk hyn në preferencat e tij

Drenusha- Rovenës: Ti doje të kishe diçka me Atillën, edhe mund ta duash por ti nuk hyn në preferencat e tij

Magazina
Dwayne Johnson mbajti duart e vajzave në premierën e filmit, gruaja e tij mbeti në sfond

Dwayne Johnson mbajti duart e vajzave në premierën e filmit, gruaja e tij mbeti në sfond

Magazina
Drenusha: Kam hyrë beqare, mund edhe të dashurohem

Drenusha: Kam hyrë beqare, mund edhe të dashurohem

Magazina
Shyhrete Behluli shënon 50-vjetorin e karrierës së saj muzikore

Shyhrete Behluli shënon 50-vjetorin e karrierës së saj muzikore

Magazina
Kalo në kategori