Albulena Haxhiu thotë se "Bechtel&Enka" i trajton punëtorët si skllevër, të reagojë Kuvendi


Deputetja e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu, ka reaguar pas vdekjes së sotme të një punëtori 41-vjeçar nga kompania "Bechtel&Enka".
Ajo ka thënë se kjo kompani i trajton punëtorët sikur të ishin skllevër, ndërsa ka shkruar se Kuvendi urgjentisht duhet të merret me këtë çështje.
Postimi i plotë i Haxhiut:"Edhe sot paska humbur jetën në vendin e punës një punëtor i Bechtel Enkes. Kjo kompani i trajton punëtoret sikur të ishin skllevër: me paga të vogla, me mungesën e kushteve për punë e me shkelje të të drejtave. Ndërkohë kjo kompani është favorizuar vazhdimisht nga Shteti. Humbja e jetës në vendin e punës është bërë normale dhe çdo jetë e humbur po kalon në harresë. Qeveria e cila nuk brengoset për nivelin e lartë të papunësisë e varfërisë, nuk shqetësohet as për të drejtat e të punësuarve dhe hesht e nuk vepron as kur dikush nga ta humbet jetën. Qeveria nuk interesohet për jetën e qytetarit.






































