LAJMI I FUNDIT:

Albert Zogaj merr zyrtarisht detyrën e Kryesuesit të KGjK-së

Albert Zogaj merr zyrtarisht detyrën e Kryesuesit të KGjK-së

Në një ceremoni të organizuar në ambientet e Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGjK), Skender Çoçaj, Kryesuesi i deritanishëm i KGjK-së, ka dorëzuar detyrën e Kryesuesit të KGjK-së, tek Kryesuesi i zgjedhur Albert Zogaj.

Gjatë kësaj ceremonie, Kryesuesi i deritashëm, Skender Çoçaj i uroi Kryesuesit të ri Albert Zogaj mirëseardhje në krye të kësaj detyre duke i uruar suksese në punë e tij.


Çoçaj theksoi se ka qenë i privilegjuar të jetë në krye të sistemit gjyqësor për këto vite dhe me këtë rast falënderoi të gjithë për bashkëpunimin dhe mbështetjen e ofruar gjatë udhëheqjes së tij, si institucionet vendore ashtu edhe ndërkombëtare.

Nga ana tjetër, kryesuesi i ri i KGjK-së, Albert Zogaj, ka falënderuar kryesuesin e deritashëm për kontributin e tij për zhvillimin e sistemit gjyqësor gjatë këtij mandati, duke thënë se do të avancojë edhe më tej misionin e Këshillit dhe do të jetë në shërbim të plotë të fuqizimit dhe zbatimit të ligjit në Kosovë.

“Zotohem se do të përcjell me angazhim maksimal të gjitha iniciativat që janë në zhvillim e sipër si dhe iniciativat tjera të cilat janë në dobi të sistemit gjyqësor”, tha Zogaj.

Në takimin e 259-të me radhë të Këshillit, janë certifikuar rezultatet zgjedhore për zgjedhjen e anëtarëve të KGjK-së nga Gjyqësori. Po ashtu, anëtarët e Këshillit aprovuan përgjigjen e Këshillit Gjyqësor në draft konceptin e Ministrisë së Drejtësisë për çështjen e Vetingut./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

Lajme
Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Lajme
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Siguri
Gjuajtje me armë zjarri tek një pompë derivatesh në Prishtinë

Gjuajtje me armë zjarri tek një pompë derivatesh në Prishtinë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori