LAJMI I FUNDIT:

Albert Berisha: Misionin e deradikalizimit do ta vazhdoj edhe në burg

Albert Berisha: Misionin e deradikalizimit do ta vazhdoj edhe në burg

Në ditët e fundit të tij në liri, Albert Berisha, i dënuar për pjesëmarrje në grup terrorist shprehet i zhgënjyer nga sistemi i drejtësisë por i motivuar në luftën kundër ekstremizmit të dhunshëm.

Tri vite e gjysmë është paraparë të jetë koha që Berisha duhet të qëndrojë në burg, pasi ky dënim u mor dhe u vërtetua në tre shkallë të gjykatës në Prishtinë.

Në një intervistë për gazetën ‘Jeta në Kosovë’ Berisha thotë se  i kanë mbetur shpresat edhe të Gjykata Kushtetuese në të cilën është ankuar.

“Tash jemi në fazën, të hanën duhet të paraqitem në vuajtje të dënimit, kam me u paraqitë vullnetarisht për arsye se nuk kam asnjë motiv për tu larguar prej këtij vendi apo për të ju shmangur drejtësisë. Vazhdoj të mendoj edhe sot e kësaj dite se jam plotësisht i pafajshëm dhe do të vazhdoj betejën ligjore edhe prej brenda burgut”, tha Berisha

Djali i kthyer nga Siria thotë se dënimi i tij përveç se është i padrejtë, dërgon edhe një mesazh të keq për personat që dëshirojnë të deradikalizohen.

“Burgu nuk është metoda më e mirë  e mundshme në procedin e deradikalizimit megjithatë unë kam thënë edhe më herët që burgu nuk mundet me shndërru mua në diçka tjetër dhe nuk mundet të më stopojë nga rruga e drejtë. Unë do të vazhdoj të punësoj në procesin e deradikalizimit me botimin e artikujve të ndryshëm’, shprehet Berisha.

Ai ka  një mesazh edhe për që konsiderojnë se misioni i deradikalizimit është anti-islamik.

“Do të vazhdoj nëse më krijohen kushtet e nevojshme të punoj edhe brenda burgjeve dhe pasi të dal për arsye se mendoj që jam në rrugën e drejtë. Procesi i deradikalizimit nuk do të thotë proces i deislamizimit, përkundrazi deradikalizim do të thotë mësim i drejtë i islamit dhe koncepteve islame dhe mendoj se është proces i dobishëm”, tha Berisha.

Akuzat e Berishës ndaj sistemit të drejtësisë

Megjithëse thotë se do të shkojë në burg në mënyrë të vullnetshme, dënimin e tij Berisha e sheh të padrejtë në të gjitha aspektet.

Ai fajëson Gjykatën Themelore në Prishtinë për marrjen e vendimit fillestar për dënimin e tij dhe Gjykatën e Apelit dhe Supremen që sipas tij morën vendime’ copy-paste’.

“ Procesi në shkallën e parë i ka ngjarë më shumë një inkuizicioni sesa një gjykimi normal, jam dënuar pa asnjë provë të vetme, pa asnjë dëshmitar. Jam dënuar veç me deklaratën tem që është shkëputë dhe keq-cituar vazhdimisht nga prokurori dhe prej kësaj janë nxjerrë edhe përfundimet e gjykatës”, tha Berisha, transmeton Kallxo.com.

Ai deklaroi se në ankesën që e ka dërguar në Gjykatën Kushtetuese ka renditur katër shkelje të të drejtave të njeriut që sipas tij iu bënë në vendimet e gjykatave paraprake.

“Unë shpresoj shumë që Gjykata Kushtetuese ka me marrë vendim dhe do t’i evidentojë ato shkelje që gjykata e shkallës së parë i ka bërë siç janë prezumimi i pafajësisë, e dini që ka pasur raporte mediale që para se të merret vendimi është cilësuar dosja jonë si ‘Dosja e ISIS-ave’”, tha Berisha

Në anën tjetër derisa Berisha pret të vazhdojë punën në dhënien e mesazhit të të rinjtë për deradikalizim ai thotë se do të kërkojë drejtësi lidhur me dënimin e tij deri ku të ketë mundësi ligjore.

“Nuk do të kisha dëshirë të jem kosovari i parë që e padit shtetin në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtave të Njeriut mirëpo edhe unë e kam një jetë dhe nuk do të dorëzohem para atyre që kanë tentuar të më shkatërrojnë”, përfundoi Berisha.

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Propozimi i PDK-së për datën e zgjedhjeve, ristrukturimi në këtë parti dhe deklarata e Hamzës për Kurtin, Abdixhikun e Haradinajn

Propozimi i PDK-së për datën e zgjedhjeve, ristrukturimi në këtë parti dhe deklarata e Hamzës për Kurtin, Abdixhikun e Haradinajn

Lajme
Kalo në kategori