Miriam Cani dhe Alban Skenderaj, janë çifti më i njohur për të cilët nuk flitet shpesh për jetën e tyre private.

Miriam Cani dhe Albani janë prindër të një vajze të quajtur Ameli.


albani 1

Vajza e tyre ka më shumë se dy vite nga ardhja në jetë, prindërit e saj në dyvjetorin e saj i bënë dhe një këngë mjaft prekëse të titullar ''Dhuratë''.

I ftuar në ''Wake up'' të Top Channel, këngëtari tregoi se në fillim donte të bëhej baba i një djali.

alban skenderaj

''Në fillim e kisha pak këtë... çun, do ta mbaja me vete, ta çoja në kurs, në futboll'', tha ai duke shtuar më pas se e ka pranuar me shumë sportivitet lindjen e vajzës.

''Për ne njerëzit e artit, vajza të shkrin fare, prandaj bëhuni gati,'' përfundoi ai.

miriam cani sjell klipin e ri hd

Albani pritet të sjellë shumë shpejt projekte të reja të tij.