Jordi Alba e ka bërë të qartë prioritetin e tij për të qëndruar te Barcelona.

Mbrojtësi spanjoll është ende duke pritur që të fillojnë bisedimet e reja për rinovimin e kontratës.


Është folur shumë se spanjolli mund të largohet, por Alba e ka bërë të qartë se ëndrra e tij është të pensionohet te Barcelona.

"Në futboll nuk e dini, por kam përsëritur se qëllimi im është që të qëndroj këtu", ka thënë fillimisht Alba.

jordiAlba 1 Alba duke festuar një gol së bashku me Messin (Getty Images)

"Kurrë nuk kam parë veten larg Barcelonës, pasi Barcelona është ëndrra ime".

"Gjatë viteve, unë jam përmirësuar shumë dhe [tani] e kam vërejtur dashurinë e mbështetësve shumë më tepër".

"Kam parë gjithmonë veten në Barcelonë dhe ëndrra ime është të dal në pension te Barcelona", përfundoi spanjolli.

Ndryshe, Alba është akademi e Barcelonës, ndërsa për ekipin e parë ka zhvilluar shtatë sezone dhe plot 274 ndeshje. /Telegrafi/  

telegrafi sport app