LAJMI I FUNDIT:

Alarmet për bomba në shkolla në Shkup, policia vazhdon hetimet

Alarmet për bomba në shkolla në Shkup, policia vazhdon hetimet

Policia ka marrë në pyetje të dyshuarin për mesazhet kërcënuese me alarme të rrejshme për bombat në shkollat e mesme të Shkupit. Pas bisedës informative 23 vjeçari Nikolla Nikollovski u la i lirë, ndërsa është kryer bastisje në shtëpinë e tij. Nga policia thonë se po punohet për zbardhjen e plotë të rastit.

“Me personin është kryer bisedë zyrtare, në koordinim me prokurorinë publike është kryer kontroll në shtëpi, janë marrë lëndët për ekspertizë dhe po merren masat për zbardhjen e rastit”, njoftojnë nga MPB-ja.

Pas ndalimit të të riut, e para që reagoi ishte Qendra analitike Conservative.mk. e cila theksoi se aktivisti i saj nuk ka lidhje me këto ngjarje. Edhe vetë Nikollovski përmes rrjeteve sociale ka mohuar të jetë i përfshirë në alarmet me bomba, duke i cilësuar akuzat si të pavërteta absolute.


“Dëgjim publik, kontroll të shtëpisë time nga ana e 10 policëve, mes të cilëve kishte edhe të armatosur, duke më shoqëruar nga stacioni policorë deri në shtëpi nën shoqërimin e policëve të armatosur si të jem krimineli më i madh, duke më akuzuar për një vepër të cilën nuk e kam bërë dhe është e pavërtetë absolute”, tha Nikolla Nikollovski.

Nuk kanë munguar as reagimet e partive politike. Edhe pse në njoftimin e MPB-së fillimisht ishin publikuar vetëm inicialet e të akuzuarit, nga OBRM-PDUKM akuzojnë Policinë për linçim publik ndaj të riut.

“A do të kërkojë falje MPB dhe Spasovski që bënë linçim publik ndaj të riut, identitetin e të cilit e publikoi dhe e shpalli bombardues”, njoftojnë nga OBRM-PDUKM.

Ndërkohë nga Lëvizja Besa kanë kërkuar nga autoritetet të rrisin sigurinë në shkolla.

“Apelojmë deri te organet kompetente që sa më shpejt të ndërmarrin hapa konkret dhe të risin nivelin e sigurisë nëpër gjitha shkollat dhe nxënësit të ndihen komod gjatë ndjekjes të procesit edukativo-arsimor”, deklaroi Filiz Ndoci, Lëvizja BESA.

Postat elektronike me alarme të rrejshme për bombat filluan t’u dërgohen shkollave nga data 26 tetor. Alarmet që atëherë ishin pothuajse të përditshme. Për shkak të kërcënimeve çdo ditë evakuoheshin mësimdhënësit dhe nxënësit./Alsat/

Në trend Lajme

Më shumë
Specialja dënon Haxhi Shalën me tre vjet burgim, Januzin dhe Bahtijarin me nga dy vjet

Specialja dënon Haxhi Shalën me tre vjet burgim, Januzin dhe Bahtijarin me nga dy vjet

Drejtësi
Kosova dhe Mali i Zi krijojnë reciprocitet për njohjen dhe ekzekutimin e vendimeve gjyqësore

Kosova dhe Mali i Zi krijojnë reciprocitet për njohjen dhe ekzekutimin e vendimeve gjyqësore

Lajme
Rreziku nga objektet e vjetra: Kush është përgjegjës për parandalim dhe reagim?

Rreziku nga objektet e vjetra: Kush është përgjegjës për parandalim dhe reagim?

Lajme
Asnjëri kandidat për kryeministër nuk e ka nënshkruar letrën e zotimit për çështjet e personave me aftësi të kufizuara

Asnjëri kandidat për kryeministër nuk e ka nënshkruar letrën e zotimit për çështjet e personave me aftësi të kufizuara

Lajme
MKRS ushtron kallëzim penal ndaj Përparim Ramës për projektin “Ishulli Urban”: Cenon 2.5 milionë euro buxhetin e shtetit

MKRS ushtron kallëzim penal ndaj Përparim Ramës për projektin “Ishulli Urban”: Cenon 2.5 milionë euro buxhetin e shtetit

Drejtësi
Incidenti i radhës në Skenderaj, digjet me benzinë posteri i Albin Kurtit

Incidenti i radhës në Skenderaj, digjet me benzinë posteri i Albin Kurtit

Lajme
Kalo në kategori