LAJMI I FUNDIT:

Alarmet për bomba, Berisha: Policia ka kapacitete për të hulumtuar dhe zbuluar çfarë po ndodh

Alarmet për bomba, Berisha: Policia ka kapacitete për të hulumtuar dhe zbuluar çfarë po ndodh
Foto: Arkiv

Kryetari i Komisionit për çështje të sigurisë, Bekë Berisha vlerëson se kërcënimet për alarmet e shpeshta për bomba në Kosovë por edhe në vendet e rajonit bëhen për të tërhequr vëmendjen e popullit. Megjithatë, Berisha thekson se situata e përgjithshme e sigurisë në vend është stabile dhe nuk ka nevojë për panik.

Deputeti i AAK-së, Bekë Berisha tha për KosovaPress se Policia e Kosovës i ka të gjitha kapacitet për t’i zbuluar këto raste.


“Siguria e përgjithshme në Kosovë është stabile, ne i kemi të gjitha institucionet e nevojshme për ta mbajtur sigurinë në vend, jemi kushinetë edhe si komision parlamentar për sigurinë, nuk ka diçka që duhet të shqetësoheni… Gjithmonë ka vend për përmirësime për më mirë. Mirëpo deri më tani vetvetiu Kosova është stabile dhe nuk ka diçka që duhet t’a shqetësojë jetën e qytetarëve, përveç që është shqetësim rritja e çmimeve edhe jeta është vështirësuar…”, thotë Berisha për KP.

Policia: Rezultuan të rrejshme 30 alarmet për bomba në objektet shkollore
Lexo po ashtu Policia: Rezultuan të rrejshme 30 alarmet për bomba në objektet shkollore

Sipas Berishës, në situata të tilla nuk duhet të mungojë vigjilenca.

“Policia e Kosovës i ka këto kapacitete. Inteligjenca i këto kapacitete për t’i hulumtuar dhe zbuluar saktë se çfarë po ndodh. Gjithmonë duhet të kemi vigjilencën dhe t’i shtojmë këto kapacitetet dhe t’i sofistikojmë”, tha ai.

Kosova u bë vendi i fundit në Ballkan ku u alarmua për mjete shpërthyese në institucione, pas një varg kërcënimesh në të paktën katër vende të tjera të rajonit në muajt e fundit.

Alarmi për vendosjen e një bombë në stacionin e autobusëve, më pas në rektoratin e Universitetit të Prishtinës dhe në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, rezultuan të rreme.