Një fluturim i United Airlines me destinacion Çikagon u detyrua të ndërpriste ngritjen në Aeroportin e Cyrihut.

Ngjarja ndodhi rreth orës 9:45 dhe aeroplani qëndroi i bllokuar për më shumë se 45 minuta në pistën 16, shkruajnë mediat zvicerane, përcjell Telegrafi.


Të gjitha automjetet emergjente rrethuan aeroplanin, ndërsa brigada zjarrfikëse ndërhyri menjëherë.

Ndërkohë raportohet se pasagjerët u evakuuan nga zjarrfikësit dhe u dërguan sërish në terminal.

Autoritetet konfirmuan se aeroplani kishte goma të shfryra dhe nuk mund të largohej vetë nga pista.

Aeroporti konfirmoi evakuimin, por nuk dha detaje mbi arsyet e sakta të incidentit.

Mediat theksojnë se dyshohet për një defekt teknik ose një emergjencë mjekësore. /Telegrafi/