LAJMI I FUNDIT:

Alagjozovski: Muzeu i OBRM-së harxhon 6.5 milionë denarë vetëm për rrymë

Alagjozovski: Muzeu i OBRM-së harxhon 6.5 milionë denarë vetëm për rrymë

Ministri i Kulturës Robert Alagjozovski mbrëmë në debatin ”Otvoreno 24” në TV24 ka thënë se do të ketë revizion për të gjithë projektin ”Shkupi 2014”, shkruan Telegrafi Maqedoni.

”Në buxhet nuk ka para për të bërë ndërhyrje të mëdha në Shkupi 2014. Ne do të vlerësojmë dhe përsëri do të nxjerrim në publik harxhimet reale të atij projekti. Do të ju tregojmë qytetarëve se projekti i tillë është vetëm stiropor dhe dru, e jo mermer. Vetëm mund të them, se ”Muzeu i OBRM-së” harxhon 6.5 milionë denarë vetëm për rrymë.” tha mes tjerash Allagjozovski i cili ishte përballë ish ministres për Kulturë, Elizabeta Kançevska-Milevska. /Telegrafi/