Al Trade vë gurthemelin e komplekseve Linda 13 dhe Linda 14!

Al Trade Center vazhdon ndërtimin e komplekseve, tani prezanton dhe dy komplekset më të reja “Linda 13” dhe “Linda 14” ku sot u vë gurthemeli i tyre.
Gjithmonë kërkoni zgjedhje të duhur për jetesën tuaj dhe për fëmijët tuaj, atëherë mundësinë e keni me zgjedh dhe mos me u zhgënjy me ndërtimet e këtyre komplekseve.
E kërkoni më të mirën, më e mira po ju pret!
Zgjedh të jetosh në këto komplekse, dhe aty do të gjeni çelësin e lumturisë suaj familjare!
Disa karakteristika të komplekseve:
Karakteristikat e objektit:
- Objekti ka hapësira të mjaftueshme gjelbëruese, kënde të lojërave për fëmijë;
- Vëzhgim 24/h me kamera;
- Objekti ka Termoizolim të jashtëm me lesh guri dhe tulla të fasadës;
- Muret e përbashkëta të banesave janë mure dy-shtresore, me izolim akustik me lesh guri në mes;
- Dritaret e kualitetit të lartë PVC: me 3 xhama termoizolues, roleta të jashtme nga alumini;
- Dyer të blinduara dhe dyer të brendshme të kualitetit të lartë;
- Dysheme laminati dhe pllaka qeramike;
- Në çdo banesë ka të inkorporuar dy sisteme të ngrohjes qendrore: lokale dhe atë të ngrohjes nga qyteti;
- Sistemi i sigurisë kundër zjarrit;
- Objekti banesor është i pajisur me ashensorë të cilësisë së lartë;
- Pastrimi i banesave përmes sistemit vakum të fshesës elektrike.
Komplekset ’’Linda 13’’ dhe ’’Linda 14’’, ndodhet në Rr. Nënë Tereza, Fushë Kosovë afër BAU Market dhe Al Trade Market.





















































