Al Trade Center me moton ''Bashkimi na bënë të lumtur'' sot dhuroi fondacionin “Linda” për Klinikën Obstetrike – Gjinekologjike, e cila i dedikohet fëmijëve dhe nënave, me qëllim që të investohet në përmirësimin e gjendjes dhe kushteve brenda kësaj klinike.

Gjatë këtij aktiviteti sot përfaqësues të Al Trade Center u mirëpritën nga drejtori i Klinikës, Jakup Ismajli i cili në emër të stafit, pacientëve, nënave falënderoi këtë kompani dhe potencoi se ky fondacion është i qëlluar pasi që ndihma është e nevojshme në këtë repart.


2 118

Përfaqësues të Al Trade Center theksuan se me dëshirë të madhe krijuan këtë fondacion pikërisht në vendin ku lind ardhmëria, aty ku fillon jeta.

Si dhuratë për festat e fundvititit kompania ka dorëzuar fondacionin për këtë repart dhe kanë siguruar komodina për shtretër të nënave.

4 62

Al Trade Center ka bërë të ditur se ky fondacion i krijuar do të vazhdojë edhe për shumë vite të tjera.

Ndryshe, ky Fondacion u krijua pikërisht më 31 dhjetor të 2018-së. /Telegrafi/