LAJMI I FUNDIT:

Al-Khelaifi ia mbyll dyert Realit: Neymar nuk largohet nga PSG, loja e spanjollëve për transferimin e tij nuk na destabilizon

Al-Khelaifi ia mbyll dyert Realit: Neymar nuk largohet nga PSG, loja e spanjollëve për transferimin e tij nuk na destabilizon

Presidenti i Paris Saint-Germain, Nasser Al-Khelaifi hodhi shikime akuzuese ndaj spanjollëve për atë që ai percepton të jetë përpjekje për të “destabilizuar” klubin e tij duke lidhur Neymarin me një transferim te Real Madridi.

Gjigantët e Ligue 1 kanë shpenzuar 222 milionë euro në muajin gusht për të aktivizuar klauzolën e lirimit në kontratën e Neymarit në Barcelonë dhe ta sjellin atë në Paris.

Neymar ka shënuar 26 gola në 24 paraqitje për PSG, duke i udhëhequr ata në krye të tabelës në Ligue 1, Kupën e Francës, Kupën e Ligës dhe Ligën e Kampionëve.


Perez i vendosur, ofron Ronaldon plus të holla për ta sjell Neymarin në Real Madrid
Lexo po ashtu Perez i vendosur, ofron Ronaldon plus të holla për ta sjell Neymarin në Real Madrid

Megjithatë, frustrimet e raportuara me partnerin e sulmit, Edinson Cavani, trajnerin Unai Emery dhe standardet e futbollit francez kanë shkaktuar raporte nga media me qendër në Madrid se Los Blancos mund ta bëjnë brazilianin subjektin e një transferimi tjetër që thyen rekordin botëror.

Al-Khelaifi hodhi poshtë çdo nocion që Neymar është i pakënaqur në Ligue 1 dhe deklaron se sulmuesi brazilian nuk do të largohet nga Parc des Princes.

Al Khelaifi duke prezantuar Neymarin pas blerjes nga Barcelona

“Neymar në Real? Ju keni parë sigurisht se ai ishte shumë i lumtur në fushë”, ka thënë fillimisht Al-Khelaifi për Canal +.

Emery: Lajmet "Neymari te Reali" nuk na tronditin, jemi të fortë dhe po mundohen të na destabilizojnë
Lexo po ashtu Emery: Lajmet "Neymari te Reali" nuk na tronditin, jemi të fortë dhe po mundohen të na destabilizojnë

“Ai është shumë i lumtur në Paris dhe familja e tij është gjithashtu shumë”.

“Kemi një ndeshje të madhe kundër Realit që po vjen. Nëse është një përpjekje për të na destabilizuar? Ndoshta, por nuk mendojmë për këtë”.

Al Khelaifi i jep një mundësi Neymarit për të kaluar te Real Madridi: Fillimisht fito Ligën e Kampionëve pastaj largohu
Lexo po ashtu Al Khelaifi i jep një mundësi Neymarit për të kaluar te Real Madridi: Fillimisht fito Ligën e Kampionëve pastaj largohu

“Neymar nuk do të largohet assesi në fund të sezonit”.

“Spanjollët filluan këtë lojë disa ditë para ndeshjes sonë me Realin, por ne nuk do të hyjmë në këtë lojë”, përfundoi presidenti i PSG-së. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Karton i kuq për Jude Bellingham, lë Realin me 10 lojtarë për pjesën më të madhe të ndeshjes

Karton i kuq për Jude Bellingham, lë Realin me 10 lojtarë për pjesën më të madhe të ndeshjes

La Liga
Omar Marmoush 'shokon' Ligën Premier me het-trikun e tij të shpejtë te Man City

Omar Marmoush 'shokon' Ligën Premier me het-trikun e tij të shpejtë te Man City

Premier League
Barcelona mund ta transferojë yllin e Ligës Premier vetëm nëse largohet Lewandowski

Barcelona mund ta transferojë yllin e Ligës Premier vetëm nëse largohet Lewandowski

La Liga
“Ata kishin një problem të madh”, Ronaldo Nazario godet ish-klubin e tij Barcelonën

“Ata kishin një problem të madh”, Ronaldo Nazario godet ish-klubin e tij Barcelonën

La Liga
Erdhi me shumë bujë tek Barcelona – Roque bën hap mbrapa në karrierë

Erdhi me shumë bujë tek Barcelona – Roque bën hap mbrapa në karrierë

La Liga
Man United po bën 'çmendurinë' - gati oferta prej 150 milionë eurosh për yllin e La Ligas

Man United po bën 'çmendurinë' - gati oferta prej 150 milionë eurosh për yllin e La Ligas

Premier League
Kalo në kategori