LAJMI I FUNDIT:

Akuzat ndaj ish-krerëve të UÇK-së, flet ish-ambasadori Shaqir Vukaj: Rusia qëndron prapa

Akuzat ndaj ish-krerëve të UÇK-së, flet ish-ambasadori Shaqir Vukaj: Rusia qëndron prapa

Shaqir Vukaj, ish-ambasador i Shqipërisë në Rusi, në një intervistë për Euronews Albania foli rreth luftës në Kosovë, të pagjeturve të luftës, akuzave ndaj ish-luftëtarëve të UÇK-së dhe raportit të Dik Martit.

“Me daljen në skenë të UÇK-së menjëherë institucionet zyrtare ruse filluan sulmet ndaj UÇK-së, ku u aktivizuan ushtarakë, politikanë, analistë, historianë dhe kryesorja institucione zyrtare si Ministria e Jashtme dhe qeveria”, tha Vukaj.


Ai tregoi se sulmet gjatë gjithë asaj kohe kanë qenë të jashtëzakonshme.

“Terroriste, kriminele dhe trafikante”, kështu cilësohej Ushtria Çlirimtare e Kosovës, tregoi ish-ambasadori.

Pyetur në lidhje me ngjashmërinë midis akuzave të atëhershme dhe akuzave aktuale, Vukaj tregoi se nuk gjen ndonjë ndryshim të madh, përveç dokumenteve pak më të sistemuara dhe gjuhës juridike të përdorur.

Ndërkaq, ai solli një shembull që lidhej me Dick Martin.

“Historia me Dik Martin në Rusi është e vjetër. Fillon me Karla Del Ponten që në vitin 99’, pra sapo kishte mbaruar lufta në Kosovë. Një delegacion shkoi dhe takoi Del Ponten dhe ajo e la natën e Krishtlindjeve dhe u mor me nje raport të jashtëzakonshëm që kishte përgatitur Duma për krimet e UÇK-së në Kosovë.

Më vonë siç e ka deklaruar dhe vetë Dik Marti, Rusia ishte iniciatorë e këtij problemi, pra e materialeve të raportit të Dik Martit”,  u shpreh Shaqir Vukaj.

Sipas tij, prania e Rusisë është kudo jo vetëm si hartuese e materialeve, por edhe si nxitëse.

Ai ju referua fillimisht materialeve të ditëve të fundit dhe qëndrimeve zyrtare të Dumës shtetërore nëpërmjet një deputeteje, anëtare e Komitetit të Jashtëm, që i cilësoi krimet e Thaçit si të llahtarshme, krime për të cilat ata ishin në dijeni tashmë prej 20 vitesh.

“Ato krime e mbajtën Thaçin deri tani, sepse ju duhej për të frikësuar serbët dhe për t’i bërë presion Beogradit”, tregoi Vukaj, bazuar në deklaratën e Dumës ruse.

Ndërkohë që reagimet e përfaqësues zyrtare të Ministrisë së Jashtme, siç tregoi ish-ambasadori i Shqipërisë në Rusi, kanë qenë përsëri negative, duke theksuar se bota po i sheh krimet e të “ashtuquajturit shtetit të Kosovës”.

Në trend Lajme

Më shumë
Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Lajme
Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Lajme
Kastrati vendos

Kastrati vendos "delen" mbi foltore, i drejtohet Qeverisë: Populli nuk është dele, krejt jeni hajna

Politikë
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
Gjendet i vdekur një person në Doblibarë të Gjakovës

Gjendet i vdekur një person në Doblibarë të Gjakovës

Kronika e Zezë
Mashtrime me vlerë 10 milionë euro, SPAK operacion kundër Call Center

Mashtrime me vlerë 10 milionë euro, SPAK operacion kundër Call Center

Lajme
Kalo në kategori